Sherri mes demokratëve e komunistëve te Varrezat e Dëshmorëve, reagon Lulzim Basha

483
Pak minuta më parë disa përfaqësues të Partisë Demokratike u përleshën fizikisht me përfaqësues të Partisë Komuniste që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për t’i nderuar me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.
I pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.
“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.
Sigal