Sherri i plotë Blushi-Balla në Kuvend

453
Pasi denoncoi nga foltorja e parlamentit kërcënimin me sms të kryebashkiakut Elvis Roshi, Blushi ka debatuar ashpër në Kuvend me nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ky i fundit i ka kërkuar ta dërgojë cështjen në prokurori, por Blushi i është përgjigjur se në prokurori shkohet kur gjërat merren seriozisht.
Debati Blushi-Balla
Taulant Balla: Blush dërgoje në prokurori atë që the në Parlament,mos fol këtu.
Ben Blushi: Unë nuk e dërgoj në prokurori, por e përbuz atë siç të përbuz ty dhe Kryeministrin
Taulant Balla: Je bërë tre, Basha, Berisha, Blushi. Ik ore se le nam.Të të vijë turp. Ke ardhur nga lista e partisë, shko e tako popullin njëherë.
Ben Blushi: Ju e keni kthyer partinë në parti halabakësh.
Taulant Balla: Kur u bë kjo parti halabakësh? U bë se nuk u bëre ti kryeministër, se të ishe bërë kryeministër nuk do të bëje kështu. E shihje shumë mirë sesi ishte kjo partia jote.
Ben Blushi: Hajde dil këtu e fol
Taulant Balla: Po do flas ore, do flas.Partinë duhet ta duash përherë.
Sali Berisha Edi Ramës: Dil këtu e thuaj të vërtetën.
Taualnt Balla: O Berishë, edhe për ty do të flas pasi ti e Blushi jeni njësoj. 
Balla: Pse sbën denoncim në prokurori apo në këto raste nuk shkohet në prokurori
Blushi: Nuk shkoj në prokurori për të, ju doni të talleni. Jeni qesharak të gjihtë. Kë të marr seriozisht unë, ty apo Elvis Roshin. Në prokurori shkohet kur merret seriozisht. Ky është një palaco. Të shkoj në prokurori për të. Kanë paguar njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin, se më ka cuar mua mesazh. Ore je mirë apo sje mirë. Këta duhen tallur, duhen përcmuar, sic përcmohet ai që keni aty përballë. Ska b*** të mbrohet.
Sigal