Sherr brenda mazhorancës, Majko përplas karrigen dhe ikën nga Kuvendi

604
Pavarësisht se mungonte opozita, duket se sërish seanca e Kuvendit është shoqëruar me tensione, por këtë herë brenda mazhorancës.
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka përplasur karrigen dhe është larguar pas rrëzimit të një amendamenti gjatë votimit të ligjit për diasporën.
Fillimisht Mimi Kodheli dhe më pas Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet. Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër.
Rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.
Sigal