‘Sheratoni’ largohet nga Shqipëria, Vasili: Kjo është një tjetër dhuratë e zezë e Ramës

667
Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me lajmin se brendi i vetëm i hoteleve të njohur në botë ‘Sheraton’ është larguar nga Shqipëria.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama, si persona përgjegjës për ikjen e ‘Sheratonit’ nga Shqipëria.
Po ashtu, kreu i grupit të LSI-së shpreh shqetësimin se në Shqipëri nuk ka asnjë emër të madh hoteli në Shqipëri, përkundër pretendon Rama.
Reagimi i Vasilit:
Kryeministri e gjeti Sheratonin dhe e perzuri.
Asnje emer i madh i turizmit boteror nuk eshte me sot ne Shqiperi.
Per faqen e zeze te ketij kryeministri edhe Sheratonin te vetmin emer te madh, qe e gjeti e beri te ikte.
Le te hedhi tani ky kryeminister vulehumbur ne fb e tij foton e ish Sheratonit me emer te humbur qe tani nuk eshte me.
Kjo ishte nje tjeter dhurate e zeze e ketij kryeministri qe ka misionin shkretimin e cdo vlere ne Shqiperi.
Sigal