Shenasi Rama: Politikanët tanë të kenë pak më shumë dinjitet, por ja që s’qenka e thënë

526
Sigal

Presidenti i Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Shtetin e Katarit, dekoroi Babain Emir të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-Thani me Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” për mbështetjen e dhënë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve; për mbështetjen e të drejtave të popullit shqiptar në Ballkan; për ndihmën e pakursyer në rimëkëmbjen ekonomike e sociale të Shqipërisë si dhe për nxitjen e investimeve direkte të Katarit në Shqipëri. Prof. Dr. Shenasi Rama, e kritikon këtë dekorim të Presidentit duke theksuar se Emiri nuk ka bërë asgjë që ta meritojë, e ca më pak, kjo dekoratë u jepet vetëm shqiptarëve që i shërbejnë Kombit. “Babai i Emirit të Katarit merr dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar, diçka që duhet të jepet për shërbimet më të shquara ndaj Kombit për shqiptarët e jo për të huajt… Urdhërin e Flamurit Kombëtar nga Dekoratëdhënësi (Nishan Bujari). Po çka ka ba ai baba i Emirit të Katarit për ne??? Hiç kurrgjë. Ka shumë fjalë që mbarojnë me -llëk, si psh. dallkaukllëk, maskarallëk, legenllëk, pisllëk etj etj. Do të kisha dashur që politikanët tanë të të gjithë ngjyrave e posteve të kenë pak ma shumë dinjitet, po ja që s’qenka e thënë”.