Shenasi Rama: Çfarë hajnash ka në Shqipëri!

150

Shenasi Rama, analisti shqiptar, njëri prej drejtuesve kryesorë të lëvizjes së dhjetorit të 90-ës ka bërë një krahasim se sa shiten pemët në Shipëri dhe sa në Spanjë e  Shetet e Bashkuara. Çmimet e mëposhtme flasin vetë.

Çmimi i pemëve në Shqipëri:

1 palmë = 800 euro
1 pishë = 5.500 Euro

Çmimi i pemëve në SHBA:

1 palmë = 59.99 dollarë
1 pishë = 49.99 dollarë

Çmimi i pemëve në Spanjë:

1 palmë = 120 Euro
1 pishë = 89.50 Euro

“Kësaj i thonë hajni, me e sjellë pishën nga Kentucky në Tirane bën 600 dollarë me avion, me e shkule ne Fushe Arrez e me e sjellë në Tiranë, 30 euro. Pah, Pah, çfarë hajnash ka në atë vend”,- shkruan Shenasi Rama në rrjetet sociale.