Shemsi Premçi: Deputetët kanë sjellë para nga Hollanda

540
Sigal

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, dhe ish-drejtor policie, Shemsi Prençi ka deklaruar mbrëmë se deputetë shqiptarë kanë sjellë para nga Holanda, duke aluduar se këto para, natyrisht janë nga veprimtaria kriminale ose për pastrim parash,. Shemsi Premçi: “Listat e personave që kanë ardhur nga Holanda dhe vende të tjera. Në Policinë e Shtetit ka persona që listat, të cilat vijnë, nuk i përcjellin. Para një viti ish-ministri i Brendshëm tha se do goditen 40 grupe kriminale, këtu përfshiheshin edhe bandat ndërkombëtare. Janë listat aty me emra konkretë, dhe me GPS të makinave ku kanë parkuar. Thuhet shprehimisht, se kriminelët që kanë shëtitur lirshëm dhe kanë bërë para e kanë drejtuar grupe kriminale i keni në parlament, keni krijuar konsorcium me deputetë kriminelë me biznesmenë kriminelë. Ka pasur dhe emra deputetësh që kanë sjellë para këtej”, tha Shemsi Prençi.