Shehu: Skandal në Lushnjë, drejtoresha e diplomuar për ekonomi agrare

492
Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu, shkruan në Facebook se në krye të Spitalit të Lushnjes, është emëruar një e diplomuar për “mekanike” dhe ekonomi agrare. Sipas tij, drejtoresha në fjalë, nuk ka asnjë kualifikim sanitar, ndërsa në disa dekada pune të saj në poste e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor. “Një emërim i tillë jo vetëm që nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre, por dhe kontraston tërësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit”, thotë Shehu. 

 Postimi i plotë në Facebook i Tritan Shehut Një zonjë, që ka mbaruar studimet e mesme për degën “mekanike” dhe ato të larta me korrespondence për “ekonomi agrare” emërohet në prag pensioni në atë detyrë të vështirë. Personi në fjalë nuk ka asnjë kualifikim sanitar. Në disa dekada pune të saj në poste e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor. Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saj, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat më minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq më shumë një spital. Spitali i Lushnjes është një qendër me traditë të pasur klinike dhe me një staf të aftë e dinjitoz. Një emërim i tillë jo vetëm që nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre, por dhe kontraston tërësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit. Me të drejtë kolegët lushnjarë më shprehën indinjatën dhe ofendimin që ndjejnë me emërime të tilla drejtuesish, tërësisht jashtë çdo kriteri profesional. Në Lushnje dhe kudo në vendin tonë tashmë ka mjekë a personel shëndetësor, të aftë për të drejtuar me kompetencë institucionet e tilla. Jo të pakët janë dhe ata që kanë studiuar e janë diplomuar për menaxhim shëndetësor. Respektimi i këtij principi është thelbësor për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor edhe për të ngritur dinjitetin e personelit të tij.
Sigal