Shehu: Rreziku, më i madh nga sa mendohet

591
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi se rreziku në Gjirokastër, në Kodrën e Shtufit, mund të jetë më i madh nga sa mendohet. “Pas disa konsultave informale dhe jo të thelluara që realizova, pas rrëshqitjes mbi atë pallat 8-katësh që, jo vetëm dëmtoi rëndë atë godinë, por rrezikon dhe jetën e qytetarëve, i bëj thirrje qeverisë dhe pushtetit lokal ta analizojnë e investigojne urgjent e me shumë seriozitet atë që po ndodh”, u shpreh Shehu. Ai nënvizoi se rreziku është shumë më i gjerë, më i madh e më akut se sa ka ndodhur deri tani, veçanërisht me rifillimin e reshjeve. “Kërkoj dërgimin aty të ekipeve të specializuara për të vlerësuar gjendjen, shkaqet e rrëshqitjes dhe perspektivën e të gjithë zonës. Nga ana tjetër duhen nxjerrë edhe përgjegjësitë për sa është studiuar, lejuar, ndërtuar, duke krijuar aty një ‘masakër’ urbane me pasoja shumë të rënda, gjë për të cilën prokuroria e qarkut është vënë në lëvizje”, tha Shehu.
Sigal