Shehu: Rama erdhi në pushtet me gënjeshtra

525
Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demoktike për bashknë e Dibrës ka kundërshtuar projktin e qeverië për shëtitoren e qytetit. Gjatë një takimi me banorët e fshtarve Tomin dhe Limjan, kandidati demokrat tha se qeveria kujtohet për dibranët vetëm për tu marrë votën, ndërsa theksoi se po shpenzon 870 milionë lek për të zëvëndësuar asfaltin me pllaka në shëtitoren e Dibrës, ndërsa fshatrat vuajn mungesën e infrastrukturës dhe banorët bukën e gojës.
Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Tomin dhe Limjan. Zoti Shehu u njoh nga banorët me problematikat me të cilat përballen. Shehi tha se dibra po vuna indeferencen e qeverise, ndërsa u garantoi banorëve përkushtim për rritjen e investimeve.
Shehu: Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që erdhi në pushtet me premtime për të zgjidhur hallet tona, por po largohet duke na shtuar një thes me halle. Në Maqellarë dhe në fshatra të tjera, është dyfishuar tarifa e ujit të pijshëm. Pra, pa bërë asnjë përmirësim në shërbime, pa ofruar asnjë gjë më tepër, i thua, do të paguash dyfishin. Cila është logjika? Ti nuk ofron shërbim, dhe kërkon lek. Prej kujt kërkon lek?! Prej atij që është në skemën e ndihmës ekonomike.
Shehu, tha se qeveria shpenzon rreth 870 milion lek per shetitoren e qytetit, ndërsa siaps tij shumica e fshatrave nuk kanë infrastrukturë rrugore dhe banorët vuajnë për bukën e gojës.
Shehu: Në vend që të bëj 40 rrugë, shkon e bën një Bulevard. E kishim me asfalt, do që ta bëjë me pllaka. Po le ta mbanin asfalt, por përse të mos ketë asfalt këtu dhe ne dhjetra fshtatra te tjera. Kjo qeveri nuk është qeveri që bën investime për të zhvilluar vendin. Prej tre vitesh këtu nuk ka marrë njeri subvencion. Ka njerëz që në Dibër kanë në pikëpyetje dhe bukën e gojës shkon në burg pse nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike rri pa drita pse nuk ka mundesi të paguajë faturën e energjisë elektrike
Kandidati demokrat për bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu tha se qeveria kujtohet për qytetarët vetëm kur duhet tu marrë votën.
Sigal