Shehu: Nuk fitoj vetëm në qoftë se Rama e merr me dhunë

487
Sherefedin Shehu, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës është i bindur se është në avantazh për fitore në zgjedhjet e pjesshme përballë kandidatit të mazhorancës.
“Me Muharrem Rama nuk kam njohje personale, kam informacione dhe opinione dhe personalisht nuk e shoh si person me mangësira.
Nuk hezitoj ta le karrierën e deputetit sepse unë kam një karrierë të gjatë dhe nuk e quaj sakrificë lënien e mandatit, por e quaj detyrim ndaj dibranëve dhe mundësi për të shpërblyer besimin që më kanë dhënë qytetarët e Dibrës dhe partia.
Por për karrierën që kam dhe disponoj jam i avantazhuar, shpresoj që zoti Rama nuk do e marrë më forcë e dhunë fitoren”, u shpreh Shehu ne një interviste per News24.
Sigal