Shehaj tregon çfarë i ndodhi në Angli kur e morën vesh se është politikan shqiptar

577
Agron Shehaj, deputeti i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, është i njohur më shumë si sipërmarrës. Dje në fjalimin e parë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, e nisi me një ”rrëfim tronditës” sa i takon punës si politikan dhe imazhit të politikanit shqiptar në botë.
“Tri ditë pasi u zgjodha deputet më erdhi një lajmërim nga banka ime në Angli, ku më njoftohej se do të më mbyllnin llogarinë bankare”, tha Shehaj mbrëmë gjatë fjalimit në parlament. Ai shtoi se banka, një nga më të mëdhatë në Angli dhe në botë, i shkruante se “politikanëve shqiptarë nuk u lejohej të hapnin llogari bankare në institucionin e tyre”.
Shehaj, i drejtuar nga kolegët e majtë përballë tij, të cilët u munduan ta provokojnë gjatë gjithë kohës, u tha: E dini pse? Sepse ju njohin mirë. Ai zotëron disa kompani në Britaninë e Madhe në sektorin digjital.
Sigal