Shefqet Muçi: Pushteti gjyqësor, më i diskriminuari nga politika në Shqipëri

483
Engjëll Musai 
Sigal

Vijon nga dje

Ka dy idera: Mendoni për reformë në drejtësi apo reformim të drejtësisë? Reformë në drejtësi thjesht në kuptimin e ndryshimit të disa ligjeve, apo reformim të drejtësisë në të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare. Si e mendoni profesor? 

Unë mendoj se ligjet në përgjithësi i kemi të mira, se ne deri tani me reforma jemi marrë dhe këto ligje ne nuk i kemi bërë vetë të gjitha, por i kemi bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët në bashkëpunim kryesisht me BE dhe në bashkëpunim me ndihmën e SHBA-ve. Fatkeqësia gjithmonë qëndron në moszbatimin e tyre, siç dihet. Nuk zbatohen për rrethana të ndryshme këto që thamë. Edhe unë jam i mendimit që duhet një reformim në tërësi. Dhe kryesisht duhet tek njerëzit. Se ne themi sistemi, por sistemet janë, edhe ne sistemin e kemi, sistemet janë të ndryshme, pak a shumë janë të përafërta në drejtësi. Pra, sistemi ekziston, mund të rregullohet më mirë. Dalin edhe ligje që të vendosin rregulla për afate dhe probleme që çështjet të gjykohen më shpejtë dhe të vendosim ca rregulla edhe për përgjegjësinë e atyre që gabojnë në këtë çështje, që këto bëhen me ligje nuk kërkon ndonjë gjë të madhe. Por, problemi është se nuk janë njerëzit e duhur. Në qoftë se ne vendosim njerëzit e duhur, por kjo mund të bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese, pra format janë nga më të ndryshmet, nuk është problemi që të tërhiqemi nga rruga që kemi, por njeriu që kërkon t’i bëjë funksionarët, politikanët nëse e kanë seriozisht i bëjnë lloj- lloj formash, janë të gjitha rrugët për t’i bërë këto gjëra, 
Si e shikoni qëndrimin e disa institucioneve shtetërore, nuk ka rëndësi këto që janë sot, ne diskutojmë në tërësi, ka ndodhur edhe në qeverisjen e mëparshme, edhe aktuale që bëhet një lloj presioni ndaj sistemit gjyqësor kur janë të pa kënaqur pushteti administrativ, ekzekutivi fillon bën presione nëpërmjet deklaratave, njerëzve, protesta para gjykatave para institucioneve. 

Mendoni se ka ardhur momenti t’i jepet fund, do ndahen gjërat, siç i kanë ndarë edhe me ligj? Pushteti ekzekutiv më vete, gjyqësori më vetë, parlamentari më vete. 

Në fakt kështu është situata, pushteti gjyqësor është më i diskriminuari në Shqipëri. Pushtetit gjyqësor i kërkohet “pse nuk vure përpara përgjegjësisë x apo y politikan, në një kohë që ai politikani ka në dorë të gjitha mjetet politike, juridike, ka median në dorë, të gjitha. Po të shikosh gjyqtari nuk ka asgjë, prokurori nuk ka asgjë. Politikanët dalin nëpër televizione, akuzojnë prokurorët, gjyqtarët. Sa herë që vihet para përgjegjësisë një politikan, prokuroria është e korruptuar, është politike, po ecën në rrugë të gabuar. Dhe nuk e lënë gjykatën dhe prokurorinë të bëjë punën e vetë, por është në trysni, është në sulme. Po pati konflikt me qeverinë, po pati konflikt me bashkinë, me policinë, po pati konflikt me organet shtetërore që kanë pushtetin. Të gjithë sulmojnë prokurorinë, të gjithë sulmojnë gjykatën e nuk e lënë të bëjë punën e saj. Çfarë do reforme që të bëhet, këto mentalitete, po mbajte këto qëndrime e njëjta gjë ka për të ndodhur përsëri. Se ai gjyqtari në fund të fundit është njeri, ai ka familje, ka personalitetin e vet, ai nuk është në gjendje që të përballojë të gjithë këtë sulm që i bëhet nga të gjitha anët, nga pushteti, nga media, që i bëhet nga të gjitha drejtimet, thotë lëre. Janë shumë të shëmtuara këto veprime që bëhen demonstrata nga organet e pushtetit vendor apo qendror përpara gjykatave qoftë edhe nga organizatat shoqërore, sepse në fund të fundit ky është presioni. Ç’mund t’i bësh tjetër gjykatës? T’i qëndrosh mbi kokë, ta paragjykosh çështjen dhe ta detyrosh të bëj atë që do t’i dhe jo atë që ajo mendon. Ne duhet të pranojmë që ata gjyqtarët janë njerëz dhe kështu ata kanë emocionet e tyre, kanë edhe ndikimet e tyre. Prandaj kontrollohen edhe në shkallë të dytë. Gjyqtari mundohet që të jetë sa më objektiv, sa më i drejtë, por në fund të fundit njeri është ka subjektivizëm brenda se si e percepton problemin, prandaj edhe kontrollohen edhe në shkallë të dytë, se, në qoftë se është perceptuar apo vlerësuar gabim nga shkalla e parë, vepron shkalla e dytë që është më gjakftohtë, pastaj është edhe gjykata e lartë. Janë gjithë ato organizma që e kontrollojnë. Nëse ka organ që është më i kontrollueshmi nga të gjitha organet e tjera shtetërore, është gjykata. Është organ mbi veten e vetë. Kontrolli gjyqësor është i rregulluar në mënyrë të tillë që nuk ja lë në dorë të një gjyqtari. Këto janë përralla të politikanëve që bërtasin, ky gjyqtar vendosi… ka vrarë e ka prerë… nuk bën dot gjë gjyqtari. Në fund të fundit një çështje të rëndësishme janë me trup gjykues nuk janë me një gjyqtarë të vetëm. Ndërsa këta sulmojnë një gjyqtar të vetëm. Ndërsa këta sulmojnë atë gjyqtarin që është relatori i çështjes, sikur merret dhe vendos ai. Vendoset me tre apo me pesë gjyqtarë. Po ashtu vendoset me 5 në gjykatë të shkallës së dytë dhe po ashtu në Gjykatën e Lartë. Pra është një organizim i tillë që nuk e lë punën në dorë të një gjyqtari. Asnjë gjyqtar nuk ka fuqi të fusë në burg kë të dojë dhe të nxjerrë kë të dojë, siç bërtasin këta. Sepse mund të marri një vendim të përkohshëm, por vendimi prishet dhe do japi llogari për atë që bën. 

Kemi biseduar profesor gjatë bisedave të lira, që shumë politikanë, madje edhe gazetarë, njerëz të shtypit dhe të medias, të fushave të ndryshme, por përfshirë të gjithë, përveç pjesës elitë të profilizuar të drejtësisë, që kanë koncepte të gabuara në lidhje me atë çka flasin, argumentojnë, gjykojnë, shkruajnë, deklarojnë në tema të ndryshme, duke deklaruar tre koncepte që juve me të drejtë ndoshta do t’i shpjegoni edhe më saktë: Faljen, amnistinë dhe pafajësinë.

Çfarë është, shumë shkurt dhe kush e përfaqëson si institucion?

Në librin e Ylli Bufit, që flet për tranzicionin, përmend pikërisht këtë çështje, duke mu referuar mua si ministër Drejtësie dhe thotë: “Ndërhyri në Kuvend disa herë ministri i Drejtësisë për të shpjeguar këto probleme, edhe e ka cituar ndërhyrjen time dhe për fat të mirë e ka shkruar shumë mirë: “Pafajësitë i jep gjykata, sepse gjykata është ajo që mbledh provat, ka palët përballë njëra-tjetrës që ballafaqohen dhe është vetëm atribut i gjykatës, nuk ka asnjë organ tjetër që të japë pafajësi. Sipas Kushtetutës faljet i bën Presidenti i Republikës nën cilësinë e kryetarit të shtetit, ku kryetari i shtetit është kolektiv, sepse ka raste që është edhe kolektiv, siç kishim dikur Presidiumin e Kuvendit Popullor. Ndërsa Amnistitë i bën Kuvendi. Se këta nuk bëjnë dot dallimin midis faljes dhe amnistisë dhe pafajësisë, kur flasin në përgjithësi. Falja ka karakter individual, bëhet për një njeri të caktuar, bëhet për një njeri që është dënuar. Amnistia ka karakter të përgjithshëm, pa emra, si për ata që janë vënë përpara përgjegjësisë, si për ata që mund të vihen para përgjegjësisë, pra amnistia kap të gjitha llojet e veprave. Pra këto amnistohen dhe nuk i vë dot përpara përgjegjësisë. Pra amnistia e shuan sikur nuk ka ndodhur gjë. Amnistia flet në përgjithësi edhe për dënimet, që thotë: Amnistohen të gjithë ata që u kanë ngelur edhe ka vite pa vuajtur, ose u zbritet kaq muaj, por pa i përmendur me emra. Është në përgjithësi në total. Amnistia është edhe më pak korruptive, sepse nuk ka të bëjë me individ dhe është e pa pargjykuar, si rregull i përgjithshëm. Kurse falja është individuale, paragjykohet edhe mund të nisesh nga interesa të tjera personale, vihet në diskutim për sa i përket subjektivizmit.