Shefja e ONM, dy orë takim me të gjithë anëtarët e institucioneve të Vettingut

607
Dy ditë pas takimit të komitetit të Stabilizim Asocimit, shefja e ONM-së Genoveva Ruiz është takuar me të gjithë anëtarët e institucioneve të Vettingut dhe vëzhguesit e Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Vetë Ruiz ka postuar në profilin e saj të Twitter foto nga takimi duke shprehur besimin e saj në punën e ekipit.
“Krenare të takohë të gjithë anëtarët e institucioneve të vetingut dhe vëzhguesit e ONM-së në Tiranë. Besoj se puna e tyre do të sjellë ndryshime pozitive”, shkruan znj. Ruiz Cavalera.
Në takimin e dy ditëve më parë, Komisioni Europian ka mirëpritur progresin në këto fusha dhe ka nënvizuar nevojën për të parë rezultate, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe procesin e vettingut.
Sigal