SHBA uron Serbinë, nuk përmendet anëtarësimi në BE

462
Mesazhi i përvitshëm i Uashingtonit për ditën kombëtare të Serbisë anashkalonte këtë herë përmendjen e dëshirës për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian, gjë që nuk ka munguar më parë në deklarata të ngjashme.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i përcolli Beogradit urimet më të mira dhe shpresat për “një të ardhme të begatë”, por ky detaj nuk figuronte gjëkundi në mesazhin e tij. Mediat kosovare e interpretuan formulimin e Tillerson-it si sinjalin e ndryshimeve që do të sjellë administrata e re amerikane krahasuar me mbështetjen e Obama-s për aderimin në BE.
Deklarata e kryediplomatit,  mund ta gëzojë Kremlinin që po përpiqet prej kohësh të riktheje ndikimin historik të Moskës në Serbi e më gjërë në Ballkan.
Në letrën e kësaj javë, Tillerson lavdëronte “përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformën ekonomike, për të forcuar edhe më tej sundimin e ligjit dhe për t’i përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj”, të cilat i përshkruan si gurëthemelin e “stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik”.
Por, ai nuk përmend në asnjë moment përpjekjet serbe për t’iu bashkuar bllokut evropian, të cilave Departamenti i Shtetit iu referohej më parë si “aspirata euro-atlantike”. Vitin e kaluar në të njëjtën ditë, ish-shefi i diplomacisë amerikane John Kerry e kishte theksuar hapur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për afrimin e Serbisë me BE-në.
Sigal