SHBA-së i soset durimi: Policë e prokurorë, nuk ka rezultate kundër krimit

670
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me mungesën e rezultateve konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ironizuar edhe deklaratën e tij se peshqit e mëdhenj duhet të kapen në janar, pikërisht në ditën e “skadimit” të këtij ultimatumi publik, dhënë në nëntor 2017. “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”, u shpreh Lu në një deklaratë. Më tej, ai vendosi një tjetër afat kohor, ndërsa nënvizoi se për autoritetet e zbatimit dhe politikanët tik-taku ka nisur. “Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, shkruajti Lu në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetet sociale. Nëpërmjet publikimit edhe të një karikature, ku shfaqej duke peshkuar, diplomati amerikan duket se ka pranuar dështimin e paralajmërimit të tij. 


Sigal