SHBA: Luftoni korrupsionin publik dhe krimin e organizuar

565
Shtetet e Bashkuara kanë uruar Shqipërinë për 105-vjetorin e shpalljes të Pavarësisë, ndërsa i kanë kërkuar të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Reks Tillerson, Shqipëria vlerësohet për kontributin në NATO dhe luftën ndaj ISIS-it. “Shqipëria është një mik dhe aleat i çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimin në BE. Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO, në Koalicionin për mposhtjen e ISIS-it dhe në promovimin e stabilitetit rajonal. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore, përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj”, shprehet Reks Tillerson në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sigal