SHBA i soset durimi: Policë e prokurorë, nuk ka rezultate kundër krimit

675
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, pranon dështimin me deklaratën për “peshqit e mëdhenj” të janarit dhe deklaron se tik-tak-u filloi
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me mungesën e rezultateve konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ironizuar edhe deklaratën e tij se peshqit e mëdhenj duhet të kapen në janar, pikërisht në ditën e “skadimit” të këtij ultimatumi publik, dhënë në nëntor 2017. “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”, u shpreh Lu në një deklaratë. Më tej, ai vendosi një tjetër afat kohor, ndërsa nënvizoi se për autoritetet e zbatimit dhe politikanët tik-taku ka nisur. “Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, shkruajti Lu në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetet sociale. Nëpërmjet publikimit edhe të një karikature, ku shfaqej duke peshkuar, diplomati amerikan duket se ka pranuar dështimin e paralajmërimit të tij. 

Shehi: Ambasadori Lu të japë emra
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, u shpreh se deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu se kërkohen rezultate konkrete në luftën kundër krimit këtë pranverë është një shtytje morale. Shehi tha se Lu duhet të japë emra. Ai tha gjithashtu se reforma në drejtësi po katandiset si mos më keq për shkak të veprimeve të qeverisë. Shehi ftoi ambasadorin amerikan që të merret seriozisht me këtë punë, pasi Rama po vendos njerëzit e tij për të kontrolluar drejtësinë. “Rama po e bllokon drejtësinë, po të shikosh se kush do ta kontrollojë drejtësiën qesh dhe populli. Ky njeri ka sfiduar haptasi principet e demokracisë. Lu të nxisë më tej kapjeve të mëdhenj. Si mund të sjllësh një njeri që ka qenë pjesë e ekzekutivit socialist. E ftoj zotin amabsador që ta marrë me serozitet me këto punë”, tha Shehi, i cili shtoi se ngjarjet e fundit si ekstradimi i Nezar Seitit apo lirimi i Orest Sotës dhe rikthimi i pasaportës ish-ministrit Tahiri po e zhvlerësojnë reformën. “Dëshmitarë kryesorë që zhduken, ekstradohet në shkelje të procedurave, Tahiri që ishte për tu penalizuar iu rikthy pasaporta, ai që iu gjetën paratë u lirua e tjerë, me këto ngjarje po zhvlerësohet reforma. Nëse arbitri ka vetëm një lloj kartoni, s’ka vlerë”, tha ai. Shehi shtoi se klasa politike duhet të rikthehet për ta futur reformën në rrugën e drejtë, qai tha se nuk është shqetësuse se sa do të zgjasë, por drejtësia të bëhet si duhet.


Sigal