SHBA ‘i pret duart’ PS dhe PD: Reforma në drejtësi, nga ekspertët

417
Ndërsa pozita dhe opozita bënin lojën e kungulleshkës duke ia hedhur fajin njera –tjetrës për refomën në drejtësi, nuk knaë qenë në këtë mendje Ambasada Amerikane dhe ajo e Delegacionit të Komisionit Europian dhe e disa vendeve të tjera perëndimore. Nën presionin e faktorit ndërkombëtar dhe sidomos të SHBA e BE 1400 gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë janë ftuar të japin rekomandimet e tyre për reformën në drejtësi. Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën, ka kaluar tashmë në një fazë tjetër: në atë të vlerësimit të projektligjeve që pritet të hartohen duke u bazuar në këtë reformë. 
Burime për gazetën “Telegraf” konfirmuan një takim të thirrur pak ditë më parë me grupin e ekspertëve dhe anëtarët e komisionit parlamentar nga ambasada e SHBA në Tiranë, ku mesazhi mësohet se ka qenë i qartë dhe i prërë: Reforma duhet të mbetet në dorë të ekspertëve. Pavarësisht ndërprerjes së punës së Kuvendit, komisoni i posaçëm parlamentar dhe grupi i ekspertëve vijojnë hartimin e plaftformës për reforminin e sistemit të drejtësië. Dy dokumentet e përpunuara nga komisoni, strategjia dhe plani i veprimit, i janë vënë në dispozicion 1400 gjyqtarëve, prokurorëve, pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, noterëve dhe avokatëve që janë diplomuar jashtë vendit pas 2010, si dhe eskpertëve të drejtëssë nga shoqëria civile për të dhënë rekomandimet dhe sugjerimet e tyre. Burime të gazetës konfirmojnë gjithashtu edhe kalimin në një fazë tjetër të reformës: atë të vlerësimit parapakrak të projekligjeve që priten të hartohen bazuar në reformë. Mësohet se fillimisht do të hartohet një vlerësim paraprak, për t’u ndjekur më pas me përcaktimin e disa grupeve të ekspertëve për ligjbërjen, në përbërje të të cilëve do të jetë një ekspert i nivelit të lartë shqiptar dhe një ndërkombëtar.
Mësohet gjithashtu se po hartohet edhe plani i veprimit për koston buxhetore që do të ketë vënia në zbatim i reformës në drejtësi. Nisur nga ky synim ka pasur një komunikim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ndërsa në muajin shtator do të ketë një takim me donatorët, për të kërkuar fondet që bëjnë të mundur zbatimin e saj në praktikë. Reforma në drejtësi, po shihet me lupë nga ndërkombëtarët, çka reflektohet edhe në një takim të posaçëm të thirrur disa ditë më parë nga ambasada amerikanë në Tiranë, me kujdesin e vetë kryediplomatit Donald Lu. Në takimin ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, anëtarët e shumicës dhe opozitës të komisionit të posaçëm për reformën, si edhe ekspertët ndërkombëtarë mesazhi ka qënë një dhe i qartë se reforma duhet të jetë punë e ekspertëve.
Bizneset dynden në zyrat e QKR-së, qindra regjistrime çdo ditë
Paralajmërimet e qeverisë se të gjitha bizneset e paligjshme do të çohen për ndjekje penale dhe serioziteti i shfaqur për të luftuar informalitetin duke filluar me aksionin e shtatorit ka trembur subjektet që punojnë duke shmangur rregullat. Ditët e fundit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ka pasur dyndje të bizneseve që regjistrojnë për herë të parë aktivitetin e tyre dhe formalizohen. Çdo ditë bëhen rreth 200 regjistrime fillestare, aq sa është totali i veprimeve që kryen QKR në një ditë të zakonshme pune për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron. Abër Abazi, përgjegjës i sektorit të Sportelit në QKR tha për mediat se “fluksi ka qënë dhe vazhdon të jetë në rritje. Për ditët e fundit ka qenë një mesatare prej rreth 200 aplikimesh në ditë për regjistrimet fillistare. Bizneset janë ndërgjegjësuar, duan të formalizohen dhe kanë ardhur. Ne jemi të gatshëm dhe jemi të vendosur të shërbejmë sikurse edhe po e ofrojmë shërbimin tonë jashtë orarit të përcaktuar”.
Sigal