SHBA – Gazetarja e Fox News: Trump më ofroi dhurata dhe pushime falas, që të flisja mirë për të

398
Sigal

Prezantuesja e Fox News Megyn Kelly deklaroi se presidenti Donald Trump u përpoq të influenconte tek ajo duke i ofruar dhurata përfshi edhe qëndrime falas në hotel.

Ajo tha se Trump i kishte kërkuar që të fliste mirë për të në televizon. Sipas Kelly-t kjo ishte një nga historitë e patreguara të fushatës së 2016-s.

Gazetarja Megyn Kelly dhe Donald Trump u përplasën pas një debati të cilin ajo e moderoi në gusht të vitit të kaluar.

Këtë vit ajo tha publikisht se nuk kërkonte “një lloj lufte me të” dhe intervista e bërë kokë më kokë me Presidentin e zgjedhur shkoi mirë.

Kelly thotë se Trump i ofroi asaj dhe bashkëshortit të saj udhëtim falas në një nga rezortet e tij në Florida, megjithatë ajo nuk kishte pranuar.