SHBA/ Edi Rama në WLF: Ballkani i ri në paqe si kurrë më parë

398
“Tabloja që kam unë për një Ballkan të ri, në paqe dhe të Begatë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York i cili mori pjesë në forumin e Organizatës për Politikë të Jashtme me temën “Arti dhe politika”.
Rama nënvizoi se në politikë është e rëndësishme që të ketë njerëz me background-e të ndryshme për të ndihmuar njëri-tjetrin.
“Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme” – tha Rama.
Kreu i mazhorancës nënvizoi se megjithëse është politikan, shpesh herë i pëlqen të vizatojë por edhe të vizualojë dëshirën se si e duam që të bëhet vendi.
“Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh” – nënvizoi Rama.
Rama përfundoi fjalën e tij duke thën ”Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel”
Organizatës për Politikë të Jashtme është një organizatë me historik 97-vjeçar dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale. 
Sigal