SHBA dhe BE të ndalojnë instalimin e diktaturës në Shqipëri

171

Analizë nga Francesca Norton: Shumë ambasadorë në Tiranë janë alarmuar nga presioni që kryeministri Rama po i bën opozitës, popullit dhe instucioneve. Ambasadat e SHBA dhe BE, heshtja për votimin e 30 qershorit dhe pasojat që një vend me zemër perëdimore po shkon drejt humnerës

 

Pse SHBA dhe BE lejojnë një diktator bullist si Rama në Ballkan?

Francesca Norton

Në pritjen e mbajtur për Ditën Kombëtare të Francës, ambasadorja franceze në Shqipëri, zonja ChristinaVasak kritikoi kolegët e saj duke thënë se “Ambasadorët nuk gjykojnë apo zëvendësojnë autoritetet shqiptare.” Kjo ishte një shuplakë në fytyrë për kolegët e saj lidhur me sjelljen e tyre në Shqipëri. Ajo theksoi se “diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur, asistuar, por në asnjë rast për të gjykuar ose për të zëvendësuar autoritetet kompetente”. Natyrisht, ambasadorja franceze nuk mund të qëndronte e heshtur ndaj votimeve të stilit komunist që u zhvilluan më 30 qershor, të cilat ajo i quajti “zgjedhje të çuditshme”. Dhe të çuditshme ato ishin me të vërtetë. Votimi më i çuditshëm në të gjithë kontinentin evropian. Krahasuar vetëm me regjimet më të rrepta dhe më të ashpra të të gjitha kohërave. Një parti e vetme që drejton 61 komuna; një parti e vetme që administroi votimin; një parti e vetme që numëroi votat; dhe siç pritej, fitoi vetëm një parti. Por, pavarësisht nga gjithë kjo farsë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë akoma, as dy javë pas ditës së votimit, rezultatet përfundimtare. Pse? Sepse në to ka pasur shumë parregullsi. Numri i votave është më i lartë se numri i votuesve, që tregon se edhe në ato votime një-partiake, manipulimi ishte tejet i rëndë. Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit i OSBE / ODIHR, i cili erdhi për të vëzhguar zgjedhjet lokale të diskutueshme të 30 qershorit, tha se procesi nuk kishte zgjedhje domethënëse. Në një raport paraprak të paraqitur në publik, misioni tha se zgjedhjet u zhvilluan “pa marrë në konsideratë interesat e elektoratit”. Ambasadorja Glover, e cila ka mbikëqyrur disa zgjedhje të mëparshme në Shqipëri, kritikoi organizimin e zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme nga partia qeverisëse. Ajo gjithashtu tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i kontrolluar nga socialistët kishte “interpretuar ligjin në një mënyrë krijuese”, e cila la administratën e votimit në duart e Partisë Socialiste. Pas kësaj situate tragjike-komike lind një pyetje shumë serioze.

Pse ambasadat e SHBA dhe BE heshtin për atë që po ndodh në Shqipëri, një anëtare e NATO-s dhe një vend aspirues për BE?

Shumë ambasadorë në Tiranë janë alarmuar nga kryeministri Edi Rama. Me bullizmin e tij politik kundrejt opozitës, popullit, madje edhe institucioneve të vendit. Për shumë vite ai ka qenë një bullist politik i udhëheqësve të opozitës dhe deputetëve, dhe duke përdorur propagandën e tij për t’i kthyer ata nga viktima në fajtorë, dhe vetë nga bullisti politik në hero. Bullizmi i tij politik ka kapërcyer kufijtë duke nisur procedurat parlamentare për largimin e Presidentit, i vetmi autoritet që nuk është nën kontrollin e tij, me qëllim që ai të uzurpojë çdo institucion në vend. Kryeministri Edi Rama aktualisht kontrollon parlamentin një-partiak, të gjithë qeverinë lokale një-partiake, zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme një-partiake, të gjithë sistemin e drejtësisë një-partiake, median një-partiake, të gjitha autoritetet në vend tashmë një-partiake. Megjithatë, ambasadat e SHBA dhe BE heshtin për votimin e 30 qershorit dhe nuk apelojnë për shtyrjen në një ditë të mëvonshme, kjo për shkak se kanë frikë se mund të ndodhë një precedent rajonal për zgjedhjet e ardhshme në vendet e Ballkanit. Por, ndonëse mund të duket diplomatike, kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, ambasadat po praktikojnë një standard të dyfishtë, sepse, siç shihet në dokumentin e bashkangjitur këtij artikulli, ambasadat e SHBA dhe BE ishin ato që mbështetën shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni në vitin 2016, sepse siç thuhet në dokumentin e tyre drejtuar Kryeministrit maqedonas, data e caktuar për votim nuk ofronte kushte të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe shtyrja në një datë të mëvonshme do të rivendoste besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, do të siguronte konkurrencë të drejtë dhe do ta lëvizte përpara vendin përtej krizës politike, si dhe do të siguronte një proces zgjedhor të besueshëm, në të cilin të gjithë qytetarët dhe partitë duhet të merrnin pjesë të lira. Dhe në rastin e Maqedonisë, zgjedhjet u shtynë jo një herë, por dy herë me bekimin e SHBA dhe BE.

Pse një standard i tillë i dyfishtë?

Pse në Maqedoni ato insistuan për shtyrje dhe në Shqipëri ato heshtin ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, në një proces zgjedhor kur zyrtarisht vetëm 21% e shqiptarëve votuan (de facto vetëm 15%), shumica e të cilëve u detyruan dhe u kërcënuan me largimin nga vendi i tyre i punës? Përse tolerohet një diktaturë e tillë politike dhe bulliste kombëtare? Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë dhe mediat botërore e kanë titulluar atë si Kolumbia e Evropës. E gjithë bota mund të shohë shumë qartë se çfarë po ndodh në këtë vend të vogël; shqiptarët po refuzojnë të votojnë dhe mbështesin qeverinë e tyre; një tubim u zhvillua kohët e fundit para Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC duke i kërkuar Presidentit Trump të shihte atë që po ndodh vërtet në Shqipëri; komunitetet fetare po apelojnë për një zgjidhje urgjente të krizës dhe mbrojtjen e parimeve të demokracisë; të vetmit që veprojnë sipas parimit “mbyll sytë dhe veshët përpara të keqes” janë ambasadat e huaja në Tiranë, të cilat me indiferencën e tyre po lejojnë një vend me zemër perëndimore të bjerë në humnerë.