“Shantazhi ndaj gjyqtarit të Strasburgut”, Basha: Prova më tronditëse e zbuluar në këto 28 vite

94

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi ku zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dëgjohen duke shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë ka reaguar edhe lideri i PD Lulzim Basha ne nje dalje per mediat.

“Jam këtu për të denoncuar një skandal të përmasave evropiane, se si gjyqtari shqiptar në gjykaten evropiane te te drejtave te njeriut shantazhohet në emër të Engjëll Agacit, sekretarit të përgjithshem dhe krahut të djathtë të Ramës që të ndikojë për të bllokuar vendimet për pronat sic kërkon qeveria e  Ramës përbën provën më tronditëse të zbuluar në këto 28 vite. Fakton se qeveria funksionon si një organmizate tipike mafioze.

Audio regjistrimi i Denar Bibës, kandidat i Ramës për anëtar të Gjykates Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme se si e sheh dhe projekton Rama drejtësinë.

Me këtë gjuhë tipike mafioze i kujton gjyqtarit shqiptar ne Strasburg se mundësia për të bërë pazar me qeverinë nuk do i vijë më në jetë. Kjo është fyutyra e vëertetrë e Edi Ramës”.