Servet Pëllumbi: Antiplumbi i Berishës është vjetruar. Reagon opozita: Familjarët e Pëllumbit ministra, deputetë dhe kryebashkiakë

1135
Sigal

Një nga figurat e socialistëve, Servet Pëllumbi nuk e ka refuzuar ftesën për të qenë i pranishëm në Kongresin Elektoral. Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi teksa futej në ambientet e Pallatit të Kongreseve në një prononcim për median deklaroi se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në krizën politike në Shqipëri, duke hequr paralele edhe me atë se çfarë po ndodh në Francë, me protestat e ‘jelekverdhëve’ kundër qeverisë.“Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, këto situata ndodhin edhe në vende të tjera, jelekverdhët në Francë kanë 5 muaj dhe Macroni vazhdon punën i qetë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, kur e teprojnë shteti vepron me mjetet që i lejon ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhë, biles edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetruar”, tha Pëllumbi.Në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ai deklaroi se : “Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në kushtetutë është përcaktuar, zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet”.Ai është i mendimit se zgjedhjet lokale mund të mbahen, në 30 qershor. “Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk është ajo që del e rrethojnë parlamentin, opozita është tek populli. Marrin nuk marrin pjesë forcat politike populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiakë”, tha ai.Ndërsa e cilësoi të panevojshme që të bëjë reagim mbi qëndrimet e fundit të presidentit Meta, me një shprehje të thjeshtë: “Deklaratat që kanë panik nuk komentohen”. Menjëherë pas kësaj deklarate reagojnë zyra e shtypit të opozitës së bashkuar: “Servet Pllumbi ka të drejtë të flasë me këtë gjuhë, pasi më shumë se kushdo tjetër ia ka shijuar frytet politikës si dje, kur ishte në opozitë, por edhe sot qëështë në pushtet. Djali juaj është deputet i PS-së, mbesa e bashkëshortes suaj,znj.Xhaçka, deputete dhe ministre e Mbrojtjes, nipi tjetër kandidat për kryetar bashkie në Elbasan”…përfundon reagimin zyra e shtypit të opozitës.