Serbia i bllokon Kosovës mundësinë për të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Europës

436
Delegacioni serb ia ka dalë që edhe kësaj radhe të pengojë përpjekjet e deputetëve të Kosovës që ta fitojnë vendin e vet në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, mburren mediat serbe.
“Kemi penguar përpjekjet e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës që të zënë vend të rëndësishëm në sallën plenare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilën, sipas rregullores, nuk kanë të drejtë. E çështja e Kosovës nuk do të jetë në rend dite të Zyrës së Asamblesë”, citon “Veçernje novosti” të ketë thënë shefja e delegacionit serb Aleksandra Gjuroviq.
Sigal