Senida Mesi: “Reforma e Ristrukturimit, Model i Ri Organizimi dhe Qeverisjeje me në Qendër Qytetarin”

670
ZëvendësKryeministrja Mesi në Komisionin e Ligjeve për Reformën në Administratën Publike: “Reforma e Ristrukturimit, Model i Ri Organizimi dhe Qeverisjeje me në Qendër Qytetarin”

ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit të Shqipërisë për të raportuar në lidhje me Reformën në Administratën Publike për arritjet dhe sfidat gjatë vitit 2017-të dhe planet e 2018-tës. E pranishme në këtë seancë dëgjimore, ka qenë gjithashtu edhe Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike (DAP), Znj. Albana Koçiu.

Në fjalën e saj, ZëvendësKryeministrja Mesi nënvizoi se gjatë vitit 2017-të, Qeveria Shqiptare ka punuar për një administratë publike të qëndrueshme e të depolitizuar dhe se ka qenë plotësisht e angazhuar për shndërrimin e administratës nënjë shërbyes me standarde për çdo qytetar e biznes. Në këtë kuadër, ajo theksoi se në administratëka vend vetëm për punonjës me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. 

Për sa i përket arritjeve gjatë vitit 2017-të, Znj. Mesi u shpreh: “Më konkretisht, në 2017-tën kemi realizuar përmirësimin e përformancës së administratës publike falë zbatimit rigoroz të legjislacionit për nëpunësin civil, përmirësimit të sistemit të rekrutimit, përforcimit të kapaciteteve të DAP e komunikimit ndër-institucional, si dhe zhvillimit e vënies në funksionim të Regjistrit Qendror të Personelit (HRMIS). Kemi gjithashtu mesatarisht një rritje të pagave prej 10%, ku kanë përfituar të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike”.

Gjatë raportimit në Komision, ZëvendësKryeministrja Mesi u ndal gjithashtu edhe tek reforma e ristrukturimit të ministrive dhe institucioneve të varësisë, për të cilën nënvizoi faktin se kjo reformë është ndërmarrë në zbatim të vizionit të Qeverisë Shqiptare për një qeverisje të qendërzuar tek qytetari. “Me reformën e ristrukturimit, eleminojmë mbivendosjet, përmirësojmë funksionet dhe rrisim performancën e institucioneve”, u shpreh Znj. Mesi, duke theksoi faktin se gjatë vitit 2018-të pritet të kryhet ristrukturimi i plotë dhe ndërtimi funksional e strukturor i të gjithë institucioneve në varësi. 
Sigal