Sigal

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka qenë sot e pranishme në takimin e Misionit institucional në Puglia, të organizuar nga Confindustria Shqipëri dhe Confindustria Bari e Barletta.

Në këtë takim, gjatë të cilit biznesi italian shprehu interes për investimet në Shqipëri, Zëvendës Kryeministrja vuri theksin tek rëndëisa e këtyre investimeve direkte, sidomos ne fusha prioritare si turizmi, bujqësia, inovacioni dhe digjitalizimi.


“Dua të theksoj që Italia për ne është partner strategjik dhe përgjatë këtyre viteve ka shprehur besimin e saj në potencialin ekonomik të Shqipërisë. Sot Shqipëria besoj dhe konfirmoj, që është vendi i mundësive për bizneset e huaja dhe për vetë qytetarët e saj”, tha Mesi.


Në këtë takim, Zëvendës Kryeministrja nënvizoi në mënyrë të qartë priorietet e qeverisë për investimet e huaja duke listuar konkretisht disa nga lehtësitë fiskale të krijuara për këtë qëllim veçanërisht në fushat prioritare të turizimit, bujqësisë apo inovacionit.
Mesi konsideroi gjithashtu një vlerë të shtuar edhe burimet njerëzore, teksa u shpreh se Shqipëria ka një popullsi aktive dhe të re, ku 57% e saj është nën 35 vjeç.
Në fund të fjalës, Zëvendës Kryeministrja ka zgjedhur një gjuhë shumë miqësore për t’i ftuar industrialistët italianë të bëjnë biznes në Shqipëri:

“Të dashur investitorë! Vendi im ka diell dhe kafe të mirë, pra do ndjeheni si në shtëpi dhe me zemër ju inkurajoj të na mbështesni në zhvillimin tonë ekonomik. Do keni mbështetjen time personale dhe institucionale për cdo investim të shëndetshëm, që do ndihmojë në rritjen ekonomike të vendit tim”, përfundoi Mesi.


Vizita e Zëvendës Kryeministres Senida Mesi në shtetin italian do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku do të zhvillojë takime në disa nga bizneset e rëndësishme të zonës së Puglias.