Senatori Murphy:Retorika e pas ndeshjes s’i shërben bashkëpunimit

454
Sigal

Senatori amerikan Kristofer Murphy, ka vazhduar turin e tij në Ballkan, duke u takuar me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Fillimisht në takimin me presidentin Bujar Nishani, zoti Murphy vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Ndërsa në takimet me kryetarin e kuvendit Ilir Meta dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati u fol për situatën e krijuar pas ndeshjes me Serbinë, ku u theksua se Shqipëria shikon drejt të ardhmes. 
 
….
Senatori amerikan Kristofer Murphy, po zhvillon një vizitë në vendin tonë, ku u takua me drejtuesit më të lartë të politikës vendase. Fillimisht zoti Murphy, u takua me presidenti Bujar Nishani, ku u fol për zhvillimet rajonale dhe globale. Presidenti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në funksion të paqes dhe stabilitetit të në rajon, duke veçuar njohjen dhe mbështetjen e Kosovës së pavarur si një kontribut i jashtëzakonshëm. Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se Shqipëria mbështet plotësisht zgjerimin e NATO-s në rajon, si një politikë në shërbim të interesave të rajonit dhe të vetë Aleancës, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë. Senatori Murphy tregoi interes për ecurinë e reformave demokratike ne vend, vlerësoi politikën moderatore rajonale të Shqipërisë dhe rolin e saj aktiv në luftën kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri.  
 
Më pas zoti Murphy u prit në një takim nga kryetari i parlametit Ilir Meta, në njoftimin për shtyp të parlamentit njoftohet se u fol për situatën në Kosovë. Meta e siguroi Senatorin Murphy për vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar politikën e saj konstruktive rajonale përmes forcimit të bashkëpunimit me të gjitha vendet fqinje. Duke u ndalur në veçanti në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Kryetari i Kuvendit nënvizoi: “Më e rëndësishme është të fitojmë të ardhmen e përbashkët evropiane se sa një ndeshje sportive. Ne e mirëpresim angazhimin e Serbisë në funksion të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të dy popujve dhe qytetarëve tanë, gjë që realizohet vetëm përmes dialogut konstruktiv dhe qëndrimit larg retorikave të panevojshme nacionaliste që tentojnë të na kthejnë pas në histori. Shqipëria qëndron e hapur për dialog dhe bashkëpunim konkret më Serbinë, ashtu si edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit”.  
 
meta murphy

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Senatori Murphy ndanë bindjen e përbashkët se  forcimi i mëtejshëm i aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA, e konsolidon perspektivën e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.
 
Edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati, priti në takim senatorin Mërfi. Në takim u  vlerësua niveli  shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Senatory Murphy vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si për kontributin e dhënë për forcat e armatosura të Irakut, renditjen në krah të aleatëve në luftë kundër terroristëve të ISIL, ashtu dhe mbështetjen për krizën në Ukrainë. 

bushati

Ministri Bushati dhe Senatori Murphy diskutuan veç të tjerash edhe për situatën e tensionuar që krijoi ndeshja e 14 tetorit në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ndanë të njëjtin mendim se retorika e pas ndeshjes nuk i shërben bashkëpunimit dhe prosperitetit të vendeve të rajonit. Kristofer Murphy, është Kryetarin e Nënkomisionit të Jashtëm për Çështjet Evropiane në Senatin e SHBA .