Seminari – Meta: Penalizim maksimal, për të gjithë ata që tentojnë të blejnë votën

437
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

 

Në seminarin ‘Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor’,
kreu i kuvendit tha se një prej sfidave ështe penalizimi maksimal i atyre që
tentojnë të blejnë votën, mandej Kryeparalamentari Meta tha se Shqipëria ka
disa sifda në lidhje me procesin e zgjedhjeve, te cilat i permend me poshte

 

Meta: “Sot kemi disa sfida që lidhen me administrimin dhe
transparencën e proceseve zgjedhore, me stabilitetin e legjislacionit, me
mënyrën si përmbushen rekomandimet e OSBE/ODIHR, me votën e emigrantëve, me
transaprencën e financimit të fushatave zgjedhore, me përdorimin e teknologjive
të reja që garantojnë transparencën e proceseve, por kemi ende për ti dhënë një
zgjidhje përfundimtare disa fenomeneve të cilat edhe pse nuk janë dominuese
ekzistojnë dhe më pas dominojnë në debatin për cilësinë e zgjedhjeve”.

 

 

Të cilat kanë të bëjnë me:

 1-Penalizimin maksimal e të gjithë atyre që tentojnë të blejnë votën.

 2-Penalizim maksimal të atyre që përpiqen të sigurojnë fotografimin e
votës si një mjet për të kontrolluar vullnetin e votuesit.

 3-Penalizim maksimal të atyre që tentojnë kontrollin e votës bazuar mbi
presionet e ndryshme, që nga ato të përfshirjes dhe të palejueshme të
administratës publike.

 4-Që nga përpjekja për të shantazhuar me mbajtjen e vendit të punës apo
akoma më keq me shtanzhe të ndryshme të administratës publike ndaj votuesve apo
ndaj punëdhënësve të ndryshme.