I organizuar nga Atasheu i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës së Francës në Kroaci, njëkohësisht koordinator rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Atasheu i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës së Francës në Tiranë, me pjesëmarrjen e Misionit ndërministror të luftës kundër drogave dhe varësisë ndaj tyre ( MILDECA), zyrës qendrore për luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogave ( OCTRIS), dhe Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ky seminar do të përfshijë analiza të specialisëtve mbi tematikën “ Sfidat e luftës kundër trafikut të drogës, në vendet e Ballkanit Perëndimor“.
Përballë një ofertë ndërkombëtare të të drogave, gjithnjë e më shumë në rritje, si në llojshmëri ashtu edhe në sasi, në kontekstin e sigurisë ndërkombëtare të degraduar, paqëndrushmërisë të rritur, në vende të ndryshme të globit, lufta kundër trafikut të drogës do të gjejë mundësi të tjera me qëllim spapësimin e krimit të organizuar, i cili nuk rresht të përhapet në të gjithë kontinetet dhe veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kontekst, ky seminar i përkushtohet veçanërisht problematikës së shkëmbimit të informacionit operacional, në luftën kundër trafikut të drogave, në vendet e Ballakanit Perëndimor. Ky seminar ka si qëllim të bëjë një analizë edhe të situatës, mbi format e reja të drogës.
Ekspertët e ftuar do të jenë nga Franca dhe vendet e rajonit : Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë (rezoluta 1244), Maqedoni (ARYM), Mal i zi dhe Serbi dhe Shqipëri.
Cdo vend është i ftuar të marrë pjesë me dy ekspertë të policisë, të cilët mund të prezantojnë respektivisht, shërbimet anti-drogë.
Gjuhët e punës do jenë : shqip, serbo-kroatisht, anglisht dhe frëngjisht ( përkthim simultan).
SEMINAR RAJONAL
Sfidat e luftës kundër trafikut të drogës në vendet e
Ballkanit Perëndimor.
Tiranë – 7 dhe 8 nëntor 2017
Hotel Sheraton
– Sheshi Italia, Tiranë 1000 (SHQIPERI)
6 nëntor 2017
- Pritja e pjesëmarrësve
në Tiranë. - 20 :30 : Darkë në hotel Sheraton
7 nëntor 2017
- 9 :20 : Pritje e pjesëmarrësve nga Z.
Stephane Tijardovic, Atasheu
rajonal për sigurinë e brendshme , për vendet e Ballkanit , dhe Z. Thomas
Erhardy, Atasheu i Sigurisë së Brendshme në Shqipëri. - 9 :30 : Hapja e punimeve të seminarit nga Shkëlqesia
e saj , Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Tiranë dhe Z. XX (Minisri
ose/dhe Drejtori i Përgjithsmëm i Policisë së Shtetit – për t’u përcaktuar).
Tema 1 : Prezantim i politikave publike të luftës kundër
trafikut të drogës.
- 10 :00 : Prezantim i strukturës franceze ndër-ministrore, për luftën kundër
sjelljeve të varësisë ndaj drogave.
(MILDECA). - 11 :00 : Pushim-kafe.
- 11:30 : Prezantim i strukturës europiane (EUROPOL)
- 12 :30 : Drekë në hotelin Sheraton.
Tema 2 : Shkëmbimi i informacioneve operacionale : si të përmisohet situata aktuale ?
- 14 :30 : “Struktura e përshtatur
në France” (OCTRIS) - 15:00 : Prezantim i strukturës italiane ( Oficeri ndërlidhës italian, i vendosur
në Tiranë ?). - 15 :30 : Pushim-kafe
- 15 :45 : Prezantim i një operacioni
rajonal ( Drejtoria e hetimit të
krimit të organizuar, Shqipëri) - 16 :15 : Tavolinë e rrumbullakët për temën :
Shkëmbimi i informacioneve operacionale në luftën kundër trafikut të
drogave në vendet e Ballkanit perëndimor “ - 17 :15 : Përmbledhje e punimeve të ditës
së parë. - 17 :30 : Mbyllja e ditës së parë të seminarit.
- 20 :30 : Darkë
në restorantin UKA FARM, në rrethinat
e Tiranës.
8 nëntor 2017
- 9 :20 : Pritja e pjesëmarrësve ngë Z. Stephane Tijardovic, Atasheu rajonal për sigurinë e brendshme , për
vendet e Ballkanit, dhe Z. Thomas Erhardy, Atasheu i Sigurisë së Brendshme
në Shqipëri.
Tema 3 : Mbërritja
e formave të reja të drogës, në tregun e drogave.
- 9 :30 : ” Zhvillimet e trafikut ndërkombëtar të drogave dhe hyrja e
formave të reja të drogave “
– (ONUDC).
- 10:10 :
” Zhvillimi i trafikut të drogave në Francë. ” (OCRTIS) - 10 :50 : Pushim-kafe
- 11:10
: ” Drogat sintetike
në Francë ( Doganat). - 11 :50 : Mbyllja e seminarit.
- 12 :45 : Drekë në hotelin Sheraton, dhe nisja e
pjesëmarrësve.