Seminar Rajonal/ Ambasada Franceze: Sfidat e luftës kundër trafikut të drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor

607
I organizuar nga Atasheu i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës së Francës në Kroaci, njëkohësisht koordinator rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe Atasheu i Sigurisë së Brendshme pranë Ambasadës së Francës në Tiranë, me pjesëmarrjen e Misionit ndërministror të luftës kundër drogave dhe varësisë ndaj tyre ( MILDECA), zyrës qendrore për luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogave ( OCTRIS), dhe Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ky seminar do të përfshijë analiza të specialisëtve mbi tematikën “ Sfidat e luftës kundër trafikut të drogës, në vendet e Ballkanit Perëndimor“.
Përballë një ofertë ndërkombëtare të të drogave, gjithnjë e më shumë në rritje, si në llojshmëri ashtu edhe në sasi, në kontekstin e sigurisë ndërkombëtare të degraduar, paqëndrushmërisë të rritur, në vende të ndryshme të globit, lufta kundër trafikut të drogës do të gjejë mundësi të tjera me qëllim spapësimin e krimit të organizuar, i cili nuk rresht të përhapet në të gjithë kontinetet dhe veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. 
Në këtë kontekst, ky seminar i përkushtohet veçanërisht problematikës së shkëmbimit të informacionit operacional, në luftën kundër trafikut të drogave, në vendet e Ballakanit Perëndimor. Ky seminar ka si qëllim të bëjë një analizë edhe të situatës, mbi format e reja të drogës. 
Ekspertët e ftuar do të jenë nga Franca dhe vendet e rajonit : Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë (rezoluta 1244), Maqedoni (ARYM), Mal i zi dhe Serbi dhe Shqipëri.
Cdo vend është i ftuar të marrë pjesë me dy ekspertë të policisë, të cilët mund të prezantojnë respektivisht, shërbimet anti-drogë.
Gjuhët e punës do jenë : shqip, serbo-kroatisht, anglisht dhe frëngjisht ( përkthim simultan).


Sigal

SEMINAR RAJONAL

Sfidat e luftës kundër trafikut të drogës në vendet e
Ballkanit Perëndimor.

Tiranë  – 7 dhe  8 nëntor  2017

Hotel Sheraton
– Sheshi Italia, Tiranë 1000 (SHQIPERI)

6 nëntor  2017

  • Pritja  e pjesëmarrësve
    në Tiranë.
  • 20 :30 :  Darkë në hotel  Sheraton 

7 nëntor  2017 

  • 9 :20 :  Pritje e pjesëmarrësve nga Z.
    Stephane Tijardovic, Atasheu
    rajonal për sigurinë e brendshme , për vendet e Ballkanit , dhe Z. Thomas
    Erhardy, Atasheu i Sigurisë së Brendshme në Shqipëri.
  • 9 :30 :  Hapja e punimeve të seminarit nga Shkëlqesia
    e saj , Christina Vasak, Ambasadore e Francës në  Tiranë dhe Z.  XX (Minisri
    ose/dhe Drejtori i Përgjithsmëm i Policisë së Shtetit – për t’u përcaktuar
    ).

Tema 1 :  Prezantim i politikave publike të luftës kundër
trafikut të drogës.
 

  • 10 :00 : Prezantim i strukturës franceze ndër-ministrore, për luftën kundër
    sjelljeve të varësisë  ndaj drogave.
    (MILDECA).
  • 11 :00 : Pushim-kafe.
  • 11:30 :  Prezantim i strukturës europiane (EUROPOL)
  • 12 :30 :  Drekë në hotelin Sheraton.

Tema  2 :  Shkëmbimi i informacioneve operacionale  : si të përmisohet situata aktuale ?

  • 14 :30 :  “Struktura e përshtatur
     France” (OCTRIS)
  • 15:00 :  Prezantim i strukturës italiane  ( Oficeri ndërlidhës italian, i vendosur
    në Tiranë ?).
  • 15 :30 :  Pushim-kafe
  • 15 :45 :  Prezantim i një operacioni
    rajonal  ( Drejtoria e hetimit të
    krimit të organizuar, Shqipëri)
  • 16 :15 :  Tavolinë e rrumbullakët për temën :
    Shkëmbimi i informacioneve operacionale në luftën kundër trafikut të
    drogave në vendet e Ballkanit perëndimor “
  • 17 :15 :  Përmbledhje e punimeve të ditës
    së parë.
  • 17 :30 :   Mbyllja e ditës së parë të seminarit.
  • 20 :30 :  Darkë
    në restorantin  UKA FARM,  në rrethinat
    e Tiranës.

8 nëntor  2017

  • 9 :20 : Pritja e pjesëmarrësve ngë Z. Stephane Tijardovic, Atasheu rajonal për sigurinë e brendshme , për
    vendet e Ballkanit, dhe Z. Thomas Erhardy, Atasheu i Sigurisë së Brendshme
    në Shqipëri.

Tema  3 :  Mbërritja
e formave të reja të drogës, në tregun e drogave.

  • 9 :30 : ” Zhvillimet e trafikut ndërkombëtar të drogave dhe hyrja e
    formave të reja të drogave
    – (ONUDC).
  • 10:10 :
    ” Zhvillimi i trafikut të drogave në Francë.
    ” (OCRTIS)
  • 10 :50 :  Pushim-kafe
  • 11:10
    : ” Drogat sintetike
    në Francë ( Doganat).
  • 11 :50 :  Mbyllja e seminarit.
  • 12 :45 :  Drekë në hotelin Sheraton, dhe nisja e
    pjesëmarrësve.