Selami rrëfen marrëdhëniet me Berishën: Nuk jam emëruar prej tij!

530
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me temë “Dy djemtë e Sali Berishës”, Eduard Selami ka folur për marrëdhëniet me ish kryeministrin Sali Berisha.
Eduard Selami: Unë nuk jam emëruar nga Sali Berisha kryetar partie, ne kemi bërë zgjedhje të lira. Edhe kur është zgjedhur Azem Hajdari, edhe kur është zgjedhur Sali Berisha ka qenë votim i fshehtë, pra fillimet kështu kanë qenë. Në vitin 1992 edhe sikur Berisha të bëntë propagandë nuk do të ndryshonte rezultati dhe unë u zgjodha, por a ka votuar atëherë Berisha për mua, unë këtë se di.
Sigal