Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Xhafaj sulmon opozitën: Baltosës kronikë, shokuat dhe ndërkombëtarët

155
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sërish se operacioni i 27 shkurtit ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Durrës, ishte vepër e Policisë Shqiptare.
Nga foltorja e Kuvendit Xhafaj sulmoi opozitën lidhur me akuzat që kjo e fundit ka lëshuar këto ditë për qeverinë, dhe faktin se kjo e fundit mori sipas saj meritën e aksionit. Xhafaj tha se liderët e opozitës dolën qesharak edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Ai i quajti baltoses kronike.
“Partnerët ndërkombëtarë, SHBA, drejtpërdrejt por edhe agjencitë tyre, DEA, EUROPL, INTERPOL e shprehën meritën e policisë shqiptare në këtë operacion. Vet kreu i Antimafias italiane i habitur me instrumentalizimin e fjalës së tij, deklaroi qartësisht se ky operacion merr rëndësi falë faktit se u realizua nga policia shqiptare dhe pa ndihmën e partnerëve. Ky operacion është ndër rezultatet më strategjike. Jo vetëm ne, por edhe partneret janë të çuditur dhe të shokuar me lidershipin e opozitës shqiptare të operacionit të drogës. Si është e mundur që liderët tuaj artikulojnë pa pikën e turpit akuza. Si mund ti bëni këto akuza? Kur partnerët tanë ndërkombëtar japin vlerësim të madh. Disa prej jush janë qesharak në skenarët se kush e solli kokainën, kush i njoftoi, pse? Lërjani këtë çështje kompetentëve. Për më tepër në këtë rast atë që e bëjnë këtë punë, jeni shprehur publikisht kundër tyre. Ju thatë se ne ishim porositës, dhe po ne ia prishëm planet atyre, pasi e kapëm”, tha Xhafaj.