Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Vasili: Pse prokuroria nuk po heton kush fshihet pas saj

474
Për kreun e grupit të LSI-së, Petrit Vasili, operacioni i policisë që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë në Maminas pak ditë më parë, u sabotua nga policia.
Vasili, këtë pretendim e mbështet tek deklaratat e kundërta që kryeministri Edi Rama pati me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas sekuestrimit të drogës, ku kreu i ekzekutivit deklaroi se operacioni ishte vetëm i autoriteteve shqiptare, përkundër pohimit që pati Xhafaj, se pjesë e këtij operacioni ishin edhe ndërkombëtarët.
Ish-ministri i Drejtësisë në kohën e qeverisë “Rama 1” ngre dyshime se pse nuk po hetohet largimi i dyshimtë nga Shqipëria i pronarit të kompanisë ‘Arbri Garden’, Arbri Çekaj vetëm pak ditë se të sekuestrohet droga.
Po ashtu, Vasili pyet prokurorinë se përse qeveria nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllim zbulimin e rrjetit kriminal dhe ‘peshkaqenëve’ të vërtetë.
“Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.
Pse nuk heton prokuroria se per ç’qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.
Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.
Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj…
Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.
Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.”, -shkruan Vasili në profilin e tij në ‘Facebook’.
Sigal