Sekretarja Zvicerane e Shtetit për Çështjet Ekonomike viziton Shipërinë

458
Sekretarja Zvicerane e Shtetit për Çështjet Ekonomike Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch mbërrin në Shqipëri të martën, 6 Mars, për takime me zyrtarë qeveritarë dhe për të lançuar strategjinë e re të bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë.
Midis 6 dhe 7 Marsit Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch – Sekretare e Shtetit dhe Drejtore e Përgjithshme e Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) – do të jetë në Shqipëri.
Ajo do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Ajo gjithashtu do të ketë shkëmbime me përfaqësues të biznesit si dhe me drejtuesit e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).
Zj. Ineichen-Fleisch do të përshëndesë edhe aktivitetin për lançimin e strategjisë së re të bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë 2018-2021, tek Hotel Rogner, në datë 7 Mars. Ajo drejton një nga dy agjencitë e Zvicrës përgjegjëse për asistencën ndërkombëtare për zhvillim. Kjo është hera e parë që një Sekretare Zvicerane e Shtetit për Çështjet Ekonomike vjen në Shqipëri dhe është shenjë e përmirësimit të lidhjeve ekonomike dhe mbështetjes zvicerane për Shqipërinë.
Sigal