Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin në Tiranë

390
Sigal

Presidenti Ilir  Meta priti Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të veçantë Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve. “Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”, – nënvizoi Presidenti Meta. Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.