Sekretari i Përgjithshëm i PD del kundër Bashës: Po shkelet statuti me zgjedhjet

494
Shtohet rrethi i demokratëve kundër Lulzim Bashës. Kështu, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, një grup deputetësh dhe anëtarë të kësaj force, kërkuan dorëheqjen e kreut të opozitës, ku zërave kundër i është shtuar edhe deputeti Arben Ristani. Sekretari i Përgjithshëm i PD pohoi se Basha po shkel statutin me zgjedhjet.

Ristani, i cili nuk mundi të siguronte mandatin e tij si deputet në Qarkun Vlorë, theksoi se kalimi i kompetencave nga Basha tek nënkryetarët është jo statutor.

DEKLARATA E RISTANIT
Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.
Sigal