Endrit Braimllari nënvizoi që Klevis Balliu mbahet në qeli, sepse proteston për të drejtën e qytetarëve.
Ai u shpreh që sot në qeli duhet të ishte Edi Rama, i cili vodhi hapur 40 milion euro tek Unaza e Re. Jemi të vendosur të përballemi dhe ta çojmë në burg Edi Ramën dhe çdo zyrtar tjetër që abuzon në kurriz të qytetarëve.
Burgu është gjëja më e pakët që Edi Rama do marrë nga qytetarët e këtij vendi. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj të bëjnë kujdes, sepse gjyqi do i bëhet publikisht për krimet që ato po bëjnë kundër qytetarëve.