Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Braimllari per Vizion Plus

531
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaroi se qëndrimi i partive të opozitës mbetet i pandryshueshëm lidhur me mënyrën e daljes nga kriza politike. Braimllari u shpreh se vetëm krijimi i një qeveri tranzitore u hap rrugën zgjedhjeve të lira në vend.

Çfarë i shtyu sot partitë e opozitës që të angazhohen për arritjen e kësaj marrëveshje?

Në fakt opozita ka qenë e qartë në kërkesën e saj drejtuar mazhorancës dhe gjithë opozicionit publik. Ne kemi kërkuar qeveri transitore për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Tani më ka ardhur momenti që të garantohet procesi zgjedhor në vend, që ne të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkohet të rikthehet besimi i qytetarëve, dhe besimi i qytetarëve or këto zgjedhje kthehet vetëm me një qeveri transitore, me një mandat të përcaktuar qartazi për ta çuar vendin në një proces që është legjitim dhe kthen parlamentarizmin në vend.