Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Arroganca e qeverisë do kishte qenë më e ulët

417
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari deklaron se Partia Demokratike ka bërë opozitë të dobët në këto katër vjet dhe është mjaftuar vetëm me protestën e fundit më 18 shkurt, ditë që u fut në çadër.
I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me deputeten Silva Caka dhe kryetaren e LRI Floida Kërpaçi, numri dy i LSI tha se nëse PD do kishte bërë opozitë më të mirë dhe më të fortë, disa probleme të qeverisë dhe një pjesë e arrogancës së saj do ishin goditur më fortë dhe kjo arrogancë do ishte ulur. Sipas Braimllarit futja në çadër dhe zgjatja e protestës është në të drejtën e PD, por ka një vonesë në mënyrën se si ka funksionuar opozita dhe PD në këto katër vjet.

“Vetë fakti që PD ka bërë vetëm 6 protesta në 4 vjet e konfirmon këtë” tha Braimllari duke e krahasuar edhe me mënyrën se si LSI ka bërë opozitë dikur. “LSI është parti e themeluar dhe e startuar në opozitë dhe më shumë se kushdo ne e dimë se çdo të thotë opozitë. Por PD duhet të kishte punuar më shumë dhe duhet të ishte më e organizuar ndaj disa fenomeneve të qeverisë, veçanërisht ndaj arrogancës”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Qafoku nëse ai dhe LSI kishte të njëjtin shqetësim si PD se paratë e drogës mund të investohen në zgjedhjet parlamentare, Braimllari tha: Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është shkatërrim i jetës sociale, shkatërrim i komunitetit dhe i shumë gjerave të tjera. LSI ka angazhim maksimal për të bërë publike dhe për ta denoncuar këtë çështje në çdo kohë dhe për ço rast.
Sigal