Sekretari gjerman i Shtetit: Zbatoni reformën në drejtësi dhe luftoni krimin

44

Gazeta Telegraf/

Shqipëria duhet të zbatojë sa më parë reformën në drejtësi,të
luftojë krimin dhe korrupsionit. Ky ka qenë apeli i bërë nga sekretari gjerman
i shtetit Hans-Joachim Fuchtel. Sekretari gjerman tha se problem për Shqipërinë
mbete edhe papunësia si dhe niveli i emigracionit. Hans-Joachim Fuchtel tha se
“sfidat aktuale me të cilat përballet Shqipëria janë papunësia dhe emigracioni
te të rinjtë. Për këto duhen masa dhe projekte të rëndësishme. Ndër të tjera
duhet të vazhdojnë reformat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe
sidomos të vihet në zbatim reforma ne drejtësi. Në jemi të gatshëm t’iu mbështim
për reformat dhe anëtarësimin në BE. Sekretari i shtetit gjerman u kërkoi
shqiptarëve që të mos vazhdojnë të kërkojnë azil në Gjermani por të ndjekin
rrugët ligjore. Hans-Joachim Fuchtel tha më tej se “për të gjithe ata që kanë
dëshirë për të ardhur të kërkojnë azil në Gjermani të shfrytëzojnë mundësitë
ligjore. Kjo mund të bëhet që prej 1 janarit ku ata mund të vijnë për të kërkuar
vende pune dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët”. Zyrtari
gjerman foli gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për pjesën e dytë të grantit
prej 20 milionë eurosh për interkonjeksionin me Maqedoninë. Gjatë ceremoninë,
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndërhyrjen e Gjermanisë për të gjetur një zgjidhje
sa më parë për ngërçin e krijuar me interkonjeksionin me Kosovën. Rama tha se
“përpjekjen për të përshpejtuar zgjidhjen përfundimtare të problemit të
interkonjeksionit, që, tanimë është gati dhe kërkon vetëm një mirëkuptim nga
pala serbe, që shpresojmë të vijë sa më pare”. Në këtë aktivitet nuk munguan
edhe batutat e kryeministrit Rama. Rama tha se “ka qenë një kohë, para jo shumë
vitesh, që këtu mendohej se ishim të dytët pas Gjermanisë, si një ‘luan i vogël
ekonomik’. E vetmja gjë që mund të ndodhë është që t’ju mundim në futboll”. Përtej
grantit për interkonjeksionin me Maqedoninë me delegacionin gjerman u nënshkrua
edhe një marrëveshje për menaxhimin e mbetjeve.