SEECP/ Nishani: Bashkëpunimi në rajon, me rëndësi për paqen dhe sigurinë

477
Në Tiranë mbahet sot Samiti i Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore (SEECP).
Për herë të parë Kosova e përfaqësuar nga presidentja Jahjaga merr pjesë me të drejta të plotë në këtë samit dhe presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen.
Një pjesë e shteteve ishin përfaqësuar nga presidentë, kryeministra, ndërsa disa shtete të tjera ishin përfaqësuar në rang zv/ministrash të Jashtëm apo ambasadorë të atyre shteteve të akredituar në Tiranë.
Vendet fqinje si Greqia dhe Maqedonia ishin përfaqësuar nga zv/ministrat e Jashtëm ndërsa Serbia me ambasadorin serb në Tiranë
Presidenti Nishani hapi samitin duke i uruar mirësjeardhjen dhe duke vënë theksin tek bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë. Ndërsa u ndal në ngjarjet e Kumanovës kreu i shtetit shqiptar duke kërkuar hetim të plotë tha : ” kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej”
Sigal

Kumanova

Presidenti Nishani u ndal në ngjarjet në Kumanovë ku kërkoi hetim të plotë të ngjarjes dhe bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik.
Bujar Nishani: “Ngjarjet efundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike e jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngajrje që ka tronditur jo vetëm për Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar. Bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik dhe në vend të saj përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e të gjtiha cështjeve mes palëve me dialgo përfshi dhe zbatimin pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit.

Nishani: Me rëndësi bashkëpunimi rajonal e fqinjësia e mirë

Kreu i shtetit shqiptar vuri theksin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të cilat jo vetëm garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu “jemi të ndërgjegjshëm se janë parakusht për integrimin e të gjithë vendeve të rajonit në BE”
Nishani vuri theksin në realizimin e projekteve të përbashkëta rajonale infrastrukturore dhe energjetike 
Bujar Nishani:“Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm e bashkëpunim të mirë ekonomik. Për këtë arsye është e nevojshme që projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë të jenë në focus të bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Sigurisht që për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi me BE-në dhe vendet e BE-së”
Nga ana e tij, Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev në fjalën e tij u ndal tek siguria në rajon dhe bashkëpunimi mes vendeve. Ndërsa theksoi rëndësinë e moscënimit të kufijve në Ballkan, Plevneliev tha se është më rëndësi paqja në rajon. “Ne besojmë tek vlerat evropiane, dhe ne duam që të mos ketë kufij në Ballkan e jo më t’i ndryshojmë ata. Duhet ët punojmë për bashkëpunim në rajon, për paqen dhe për vlerat europiane. duhet të shmangim standardet e dyfishta dhe të punojmë për fqinjësi të mirë. Me rëndësi janë investimet në rajon, në infrastrukturë e fusha të ndryshme”, theksoi Plevneliev.
Ponta: Të vendosur që të luajmë rol pozitiv
Kryeministri rumun Viktor Ponta shprehu në fjalin e tij, angazhimin e plotë të Rumanisë për të çuar më tej platformën për bashkëpunimin rajonal. “Ne kemi pozicion fatlum nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, i konsiderojmë të gjithë miq të rëndësishëm dhe për këtë arsye Rumania është e angazhuar që të luajë rol konstruktiv. Duam të jemi pjesë e familjes rajonale dhe jemi të vendosur të luajmë rol pozitiv dhe të ndihmojmë në zhvillimin e projekteve”, deklaroi Ponte.
Por, vijoi fjalën ai, paqja dhe dialogu janë absolutitsht shumë të rëndësishme për rajonin, sepse çdo shenjë konfilkti dhe mungese stabiliteti do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë tek ne. Kemi patur destabilitet në kufirin tonë lindor, me Ukrahinën dhe nuk duhet tu prezantojmë partnerëve rajonal dhe ndërkombëtar një rajon i cili nuk është stabël. “Shpresoj që të gjithë ju këtu do të keni të njëjtën ide q[ paqja dhe dialogu janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne vendet e rajonit”, nënvizoi Ponte.
Ai rikonfirmoi anagazhimin e plotë e të pakushtëzuar të Rumanisë për të gjitha shtetet kandidate për tu bërë pjesë në Bashkimin Europian. “BE nuk duhet të mbyllë dyert e të thotë sa e vështirë është që ju të bëheni anëtarë të BE-së. Ne duhet të jemi sa më shpejt anëtarë të BE-së dhe ky proces do të jetë edhe në përfitim të BE-së, jo vetëm të vendeve tuaja, pasi ky proces e bën BE-në më konkuruese, më të aftë të përballet me sfidat në nivel ndërkombëtar”, theksoi ai.
Ponte deklaroi se Rumania mendon se Turqia duhet të jetë pjesë e Europës, duke qënë partner i madh tregtar dhe partner strategjik në Detin e Zi. “Arroganca është instrumenti më i keq kur bëhet dialog mes shtetesh”, deklaroi Ponte. Duke folur për sigurinë, Ponta theksoi se shtetet e rajonit duhet të kenë një strategji të përbashkët për sigurinë. Përsa i përket projekteve ekonomike, Kryeministri rumun tha se duhet të jemi shumë më pragmatik.

Babacan: Ngjarje e Kumanovës na la një shije të hidhur
Zëvendëkryeministri i Turqisë, Ali Babacan theksoi se “politika e zgjerimit ka qenë edhe themeli i fuqisë së Bashkimit Europian dhe kjo mbetet në zemër të komunitetit . Kemi gjithashtu edhe interesa të përbashkëta nga ata që e filluan BE-në që në fillim. BE nuk do të jetë i plotë nëse nuk do të integrohet edhe Turqia, duke filluar nga rritja ekonomike, kultura, nga ngjarje që zhvillohen, të gjitha këto do të bëjën që Turqia të afrohet me BE. Natyrisht që do të jetë vendimi i politkkanëv të Be që të pajtohen me kët ëvendim herët a vonë. BE duhet të jetë i hapur për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, politikanët duhet të bëjnë të pamundërën për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e Bashkimit Evropian, duke i tërhequr ato në gjrin e tyre dhe kjo është vetëm edhe për të siguruar paqen në një rajon që dikur ka qenë aq shume i trazuar nga konfliktet. 
Duke vlerësuar procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Babacan tha se ky dialog është mahnitës e meriton të lavdërohet sepse ka si qëllim arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në rajon. Zv/kryeministri turk u shpreh se “dua të tërheq vëmendjen përsa i përket brishtësisë së ngjarjeve të fundit në rajonin tonë siç janë ato në Maqedoni, ngjarje e Kumanovës na la një shije të hidhur. Duhet t’i kalojmë tensionet politike nëpërmjet metodave demokratike dialog, respekt reciprok dhe duke gjetur zgjidhje politike.Dialogu ka vazhduar edhe në Strasburg ka patur edhe një debat të tejzgjatur përsa i përket emrit të Maqedonisë , por kjo nuk duhet të bëhet më pengesë për integrimin e vendit në NATO. Maqedonia duhet të shohë dritë në fund të tunelit përndryshe mund ta humbasë rrugën në errësirë dhe kjo është një mundësi serioze”.
Jahjaga: Perspektiva europiane e rajonit të jetë konkrete. Na duhet stabilitet
Kosova përfaqësohet për herë të parë me të drejta të plota në Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore (SEECP) që mbahet sot në Tiranë.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga foli për nevojën e bashkëveprimit mes vendeve të rajonit që kanë një qëllim integrimin në BE.
“Ndryshimet e fundit në rajonin tonë kanë qenë të mundura vetëm përmes qëllimit të qartë të integrimit europian. Për këtë arsye kemi nevojë që prespektiva europiane e rajonit që na bashkon të gjithëve të jetë konkrete e të ofrojë nxitje për reformat e brendshme” tha Jahjaga.
“Kosova- shtoi Jahjaga- mbetet e përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore duke kontribuar në avancimin e këtij bashkëpunimi”
“Vendeve tona u duhen më shumë investime dhe investitorët u shmangen vendeve që nuk ofrojnë stabilitet për të zhvilluar ekonominë. Rajoni duhet të flasë në një zë në krijimin e projekteve të përbashkëta të zhvillimit posaçërisht në infrastrukturë dhe energji.
Na duhet një bashkëpunim më i ngushtë që nxit zhvillimin ekonomik dhe konkurencë si dhe ndërveprim në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit tejkufitar”
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev: Të mos lëvizen kufijtë e Ballkanit
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev deklaroi se nuk duhet të lëvizen kufijtë e Ballkanit. “Si kryesuese e radhës e SEECP Bullgaria- tha Plevneliev-do të ketë një axhendë të ngjeshur për stabilitetin në Ballkan. Presidenti bullgar në Samitin e Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore të zhvilluar në Tiranë dhe se kufijtë në Ballkan nuk duhet të jenë të dukshëm.
Rosen Plevneliev: Aktivitetet e fundit në Maqedoni kanë dëshmuar nevojën për të afirmuar mbështetjen tonë për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Bullgaria do të punojë për një deklaratë për të rikonfirmuar parimin e moscënimit të kufijvë kombëtare. Ne nuk duam që te këtë lufra në Ballkan, por duam paqe dhe stabilitet. Ne nuk duam që kufijtë të lëvizen më, por duam që këto kufij të mos jenë më të dukshëm. Ne duam që zgjedhja sovrane e popullit të ballkanit të respektohet. Ne duam që nejrëzit ti bëjmë bashkëpunëtorë dhe jo luftëtorë. Më 1 qershor Bullgaria merr kryesinë e radhës së SEECP, ne do të kemi një agjende të ngjeshur për stabilitetin në rajon. Ndërveprimi i SEECP është i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me SEECP dhe me shumë institucione të tjera.
Çdo komb të kontribuojë për një Ballkan të zhvilluar
Ne duhet të punojmë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kemi përshpëjtuar marrëdhëniet ndërkufitare pasi marrëdhëniet fqinje përbëjnë një instrument të rëndësishëm në Ballkan. Nëqoftëse do të shohim si rajonet e izoluara dhe të varfëra eksiztojnë kjo do të na bëjë të kuptojmë se duhet të jemi sëbashku. Çdo komb në Rajon duhet të kontribuojë për një Ballkan të zhvilluar dhe të paqtë. Ne besojmë se Ballkani është një pjesë interesante e Eruopës. kemi një natyre të bukur dhe mendoj se të gjithë se bashku mund të realizojmë stabilitetin. bashkë mund të hapim tregje të rjea, mund të nxisim turizmin dhe bashkërisht mund të luftojmë terrorizmin dhe varfërinë.
Kriza në Ukrainë
Kriza në Ukrainë dhe Lindjen e mesme kanë ndryshuar rrënjësisisht situatën e sigurimit dhe kanë prezantuar kërcënime të rieja. këto janë probvleme që shkojnë përtej kufijve tanë dhe problemet e tyre janë botërore. ballkani është një rast i shembullit të mirë. nëse mbani mend përmbytjen në Bosnje vitin që shkoi dhe jam shumë i lumtur për fakton që bullgaria ka ofruar ndihmë për qindra mijëra banorë në rajon.

Zanieri: Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm sfudë për rajonin

Lamberdo Zanieri, ambasador i OSBE-së i pranishëm në samitin e SEECP-së ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm duke e cilësuar atë një sfidë për të gjitha vendet e rajonit. 
“Samiti shumë i rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe prosperitetit midis vendeve të rajonit. Është bërë progres nga këto vende. OSBE do vazhdojë të mbështesë iniciativa. Mbeten shumë sfida që kërkojnë bashkëpunim si lufta ndaj lutëtarëve të huaj, lufimi i ekstremizmit dhe radikalizmit. Lufta kundër ekstremizmit shumë e rëndësishme dhe OSBE do të mbështesë këtë proces. Aktivitetet e kohëve të fundit në Maqedoni kanë ngritur nevojën për bashkëpunim dhe dialog në rajon. Zyrat e OSBE në terren luajnë role shumë të mëdha dhe është shumë e rëndësishme tani për tu fokusuar tek reformat. OSBE mbetet një partner i rëndësishëm dhe ne mezi presim që të rritet akoma më shumë bashkëpunimi midis vendeve të Europës Juglindore” – tha Zanieri.

Vlahuti: Bashkëpunimi në rajon shënon progres

Ndërsa ambasadorja e BE-së, Romana Vlahuti tha se bashkëpunimi në rajon ka shënuar progres dhe kjo falë punës së të gjitha shteteve. Ajo theksoi se është më e rëndësishme për të gjithë vendet pasja e një fqinjësie të mira sesa kufij të fortë.
“Bashkimi Europian është partneri kryesor për të gjitha vendet e evropiane në rrugën e tyre drejt BE-së. Është më e sigurt të kesh fqinj të mirë sesa gardhe ndarëse të forta. Ka ende shumë sfida, por krahasur me 10 vite më parë rajoni ka pasur shumë progres.
Të gjitha shtetet e rajonit po punojnë shpejt dhe fuqishëm për përmbushjen e kushteve të integrimit. Është e rëndësishme ti kushtohet rëndësi elementëve që i sjellin më pranë vendet e rajonit. Duhet rritur bashkëpunimi dhe forcimi i solidaritetit politik, duke u mbështetur tek historiku i së shkuarës”,- tha Vlahuti .vllahutin 
Në përfundim të samitit u miratuar plani vjetor i RCC për bashkëpunim në Europën Juglindore 2014-2015 dhe u miratua deklarata e samitit.

Samiti i SEECP, Greqia dhe Maqedonia dërgojnë zv/ministrat e Jashtëm

Greqia dhe Maqedonia në samitin e lartë rajonal të SEECP u prezantuan me zëvendës ministrat e jashtëm. Përfaqësuesi grek, Nikolaos Chountis tha se është koha për të lënë pas modën e vjetër të nacionalizmave démodé, ndërsa zëvendësminstrja maqedonase Draguna Kripijanovska tha se në rajon duhet bashkepunim politik ekonomik per te perballuar sfidat.
Nikolaos Chountis: Perspektiva evropiane e vendeve të rajonit do të jetë forca shtytëse për të kapërcyar këto sfida për të mbështetur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Kështu që praktiakt nacionaliste nuk duhet të kenë vend në Europën Juglindore. Takimi Europian i Ballkanit Perëndimor përbën një qëllim strategjik që do të kontribuojë në konsolidimin e paqes në Rajon. Vendi im ka punuar në mënyrë sistematikisht dhe në mënyrë intensive. Ajo që ka rëndësi janë interesat tona të përbashkëta. Ne mund të kapërcejmë dallimet tona duke kapitalizuar mbi ato cka na bashkon.
Draguna Kripijanovska: Sfidat globale kërkojnë ekonomitë tona që të përqëndrohen qartësisht në përparimin e integrimit të rajonit tonë në Europë. Duke mundësuar bashkëpunimit tonë në infrastrukturë, energjii. Ky do të ishte një inkurajim i madh për tu marrë dhe zgjidhur shumë shqetësime rajonale që përfshijnë cështjen e ndalimit të emigracionit, rritjen e punësimit. E fundit, por jo më pak e rëndësishme ne besojmë se politika e fqinjësisë së mirë nuk ka alternativë tjetër. Si një vend jenmi të gatshëm të dedikojmë të gjitha forcat për të kapërcyar dallimet tona ekzistuese dhe për të kapërcyer sfidat në struktruat ekonomike dhe politike.