Seancë e tensionuar plenare, ja debati i plotë Rama-Topalli

444
Sigal

Kryeministri Edi Rama duket se e ka merak që të replikojë me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Rama i tha Topallit: “Nëse ke nevojë për mua, më thuaj se vij menjëherë”.

Ja debati i plotë Rama-Topalli

Jozefina Topalli: Zoti kryeministër…

Edi Rama: Me mua e ke?

Jozefina Topalli: Mos u shqetëso, pyetje e thjeshtë është.

Edi Rama: Për procedurë më drejtohesh mua?

Jozefina Topalli: Zoti kryeministër, deputeti i mazhorancës, Arben Ndoka, ka deklaruar publikisht se ka dhënë dorëheqjen.

Edi Rama: Procedurë të dukem unë ty?

Jozefina Topalli: Po, po, me ty! Zoti kryeministër, a ka dhënë dorëheqje deputeti Arben Ndoka, se kryetar i mazhorancës jeni ju?

Shpëtim Idrizi: Zonja Topalli, ju sqarova që në javën që vjen do mblidhet Këshilli i Mandateve.

Jozefina Topalli: Ju nuk jeni kryeministri.

Edi Rama: Ulu, ulu aty se nuk të jap përgjigje.

Jozefina Topalli: Zoti Rama, ka dhënë apo nuk ka dhënë dorëheqje Arben Ndoka? Keni gënjyer partinë tuaj, keni gënjyer deputetët tuaj.

Edi Rama: Nuk të jap përgjigje, mëso procedurën përpara…

Jozefina Topalli: Je i vetmi…

Alfred Peza: I keni dhënë ilaçet e doktorit.

Edi Rama: Edhe mos më prit 8 orë, kur ke nevojë për mu, më thirj dhe unë vij menjëherë. Nuk ke pse pret 8 orë. Ja e shef, nervozohesh, humbet toruan dhe flet kot.

Jozefina Topalli: Thuaj po apo jo. Puna është se ti nuk më bën as me qesh… dikur ke pas pak batutën, tani nuk e ke më.

Edi Rama: Kush të tha që dua të të bëj me qeshë.

Erion Braçe: Keni qenë shokë në rini… Keni qenë të dashur atëherë.

Edi Rama: Jozefinë, të lutem, ta kam thënë se rri afër Saliut. Nuk ke pse më pret 8 orë, më thuaj dhe unë vij. Se kur pret, humbet toruan, nervozohesh dhe flet kot.

Jozefina Topalli: Ka dhënë apo jo dorëheqjen Arben Ndoka?

Edi Rama: Herë tjetër mos më prit, ta kam thënë 100 herë, më thuaj dhe unë vij.

Jozefina Topalli: Ore s’t du për kurrfarë gjaje unë ty, po përgjigju.

(Deputetët qeshin)

Edi Rama: Kur nuk ke Saliun, jam unë, ç’ke ti.

Jozefina Topalli: Sqaro shqiptarët.

Edi Rama: Hajde andej të të sqaroj unë.