Seancat në gjykatën e Tiranës, Hajro: 80% e gjyqeve nëpër zyra, duhet një ndërtesë e re

519
Rreth 500 seanca gjyqësore realizohen në një ditë ne Gjykata e Tiranës, por vetëm 20 për qind e tyre zhvillohen me sistemin audio.
Ky shqetësim bëhet i ditur nga kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro.  Hajro thekson se mos regjistrimi i seancave, ul transparencën e gjyqësorit.
“Gjithsej janë 500 deri në 520 seanca në ditë nga të cilat në dhomën civile vetëm 20% e tyre bëhen me sistemin audio ndërsa tek dhoma penale janë gjithsej deri në 30%…Mënyra sesi, vetë njëherë sipërfaqja e kufizuar ku zhvillohet një sallë gjykimi ku mund të rrijnë 7 veta, sigurisht cënon dhe standartet, duhet ta pranojmë këtë.” -tha kryetarja e gjykatës së shkallës së parë në Tiranë Enkelejdi Hajro.
Shumica e seancave gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve. Kryetarja Hajro thotë se ka ardhur koha të ndërtohet godina e re.
“Nëse një sallë gjyqësore zhvilohet në një zyrë gjyqtarësh sic ndodh në 80% të rasteve civile… do të thonë që nuk na trajton mirë gjyqtari, na bëri shantazh, nuk na la të paraqisnim dokumentat… Sinqerisht do të kërkoja ndihmën e autoriteteve, me të paktën e një investimi afatshkurtër, sikur për të shtuar një kat më lart në këtë ndërtesë”-tha Hajro
Projekti i sistemit audio u financua nga USAID, si një mekanizëm që do te rriste kontrollin dhe transparencën ne gjyqësor.
Sigal