Seanca në orën 15:00 – Sot raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri

439
Sot në 15:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të zhvilluar raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca do të mbahet pas seancës së zakonshme parlamentare që mblidhet në orën 10:00.

Për zgjedhjen e prsindetit kërkohet shumicë e cilësuar me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Ndërkohë Kuvendi ka ezauruar pa asnjë emër dy raundet e para për zgjedhjen e Presidentit. 

Deri tani nuk është dhënë asnjë emër as nga mazhoranca, e cila thotë se po pret opozitën, por as nga kjo e fundit, e cila ndodhet prej 68 ditësht në protestë dhe bojkot parlamentar. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha propozoi që zgjedhjen e Presidentit t’ia lërë në dorë popullit.
Sigal