Seanca më 4 prill, Vitore Tusha, në sitën e vetingut

1331
Pas Fatos Lulos së larguar nga Gjykata Kushtetuese, në sitën e vetingut do të kalojë anëtarja tjetër e Kushtetueses, Vitore Tusha. Sipas njoftimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, seanca dëgjimore me subjekt rivlerësimi Vitore Tushën është përcaktuar për në datën 4 prill, në orën 10.00. Trupa gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine. Pak ditë më parë, ishte gjyqtari Lulo që nisi procesin nga radhët e Kushtetueses, por që ngeci në sitën e vetingut. Ai u shkarkua me vendim të KPK-së. Kryesuesja e KPK-së nuk i bëri publikë argumentet që largojnë nga drejtësia Fatos Lulon, arsyetime që do të duhet të publikohen pas pak ditësh. Vendimi, i cili është administrativ, konsiderohet i shkallës së parë, por që të marrë formë përfundimtare duhet të shqyrtohet edhe në shkallën e dytë të organeve të vetingut, që është Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Fatos Lulo nuk ishte në asnjërën prej seancave, ndërsa avokati tij, Ardian Visha, e konsideroi vendimin të padrejtë dhe lëvizje të ulët.
Sigal