Seanca e së enjtes do të mbahet të hënën

390
Kur pritej që parlamenti të merrte pushimet ditën e enjte të javës së ardhshme, një njoftim i fundit bën me dije se seanca plenare e radhës do të afrohet me tri ditë, pra do të mbahet ditën e hënë. Kjo me kërkesë të deputetëve të cilët e ndjejnë veten shumë të lodhur pas votimit të Reformës në Drejtësi, kësisoj duan ti marrin pushimet më herët. Seanca e së hënës do të mbahet me qëllim miratimin e projektligjeve të mbetura të cilat për shkak të diskutimeve të gjata që përfunduan me votimin e Reformës në Drejtësi, nuk patën mundësi të kalonin në seancën e djeshme plenare.
Sigal