Seanca e Kuvendit, ngec sërish ligji për “Magjistratët”

510
Sigal

Në seancën plenare janë votuar disa nga ligjet e parashikuara për rendin e ditës. Ligji për  ndryshimet të “Gazit Natyror” është votëbesuar duke marrë 71 vota.

Krahas kësaj, në Parlament është parashikuar të caktohen ndryshimet edhe në Kodin rrugor.

Projektligji aq shumë i diskutuar për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi  kërkon shumicë të cilësuar të votave. Partia Demokratike dhe opozita në seancën e sotme nuk ishin në Parlament.

Selia blu nga ana tjetër ka prezantuar platformën antimafia, e cila sipas saj, synon të zgjidhë njëherë e mirë lidhjet e dyshimta mes politikanëve dhe oligarkëve.