Seanca e Kuvendit/ Ja pikat e nxehta për të cilat pritet të diskutohet

497
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare ku sipas paralajmërimeve paraprake edhe . opozita do të jetë e pranishme në punime.

Ndërkohë që është paralajmëruar edhe një protestë përpara Kuvendit nga studentët të cilët protestojnë për më shumë se 2 javësh për plotësimin e kërkëesa me 8-të pika.

Gjjithashtu opozita ka vendosur se gjysma e grupit parlamentar do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit ndërsa pjesa tjetër do t’i bashkohet protestës së studentëve.

Në rendin e ditës të punimeve të sotme të Kuvendit do të jetë edhe pika 17-të që është hedhja në votim e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu mbrapsh për shqyrtim Buxhetin e ri të Shtetit për vitin 2019.

Ndër pikat e tjerë të rendit të ditës do të jenë edhe Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Projektvendimi “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu”.

Projektligji “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.

Dekreti “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit,” etj.

Image

Image

Image

Image