Së shpejti del në skenën politike partia e re e së Majtës

465
Nuk është rastësi që kritika e deputetit Ben Blushi, në esencë ka dallimin e socialistëve të vërtetë nga Rilindja. Deri tani, bëhet e qartë, që kjo PS e sotme nuk mund të jetë më bartëse dhe shprehëse e socialistëve të vërtetë, por edhe as e ideve të majta socialiste. Shumë personalitete dhe politikanë të PS-së, që për shumë shkaqe janë tërhequr nga PS-ja, ose janë larguar nga lidershipi i tanishëm i PS-së, po riorganizohen, me qëllim që të formojnë një parti të re, që do të përfaqësojë socialistët e vërtetë. Fakti është që në këto 2 vjet qeverisje të socialistëve, shumë socialistë nuk u përfshinë në administratën publike, edhe pse për 8 vjet rresht u ndoqën nga puna dhe mbetën rrugëve. Por, më e keqja është se me alenacën e re zgjedhore për 21 qershorin, Rama pranoi që ta ndajë “tortën” e pushtetit qëndror edhe me aleatët e deritanishëm të PD-së, PDIU-në, por edhe me FRD-në, duke minimizuar edhe çdo shpresë për socialistët e vërtetë, që shpresonin se një ditë, do të bëheshin pjesë e qeverisjes, për shkak të kontributeve. Gjithashtu, edhe shumë deputetë të PS-së, që deri tani u përjashtuan nga kabineti qeveritar, ngaqë nuk gëzojnë besimin e kryeministrit, janë të pakënaqur dhe po bisedojnë për të krijuar një parti të re, të profilit të Majtë, që do mbështetet në një elektorat socialist. Në prapaskenën politike thuhen shumë emra të personaliteteve të së Majtës, të cilët po grupohen dhe kristalizojnë një forcë të re politike dhe midis tyre është edhe ish-lideri socialist Fatos Nano, deputetët “senatorw” të PS-së, ish-ministra të PS-së, që janë larguar nga PS-ja, por edhe shumë personalitete të së Majtës, që deri tani nuk janë marrë me politikën.
Sigal